• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta pas dorëheqjes së Bamir Topit, tregon skenarin e thurur nga Sali Berisha dhe paralajmëron

26 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
25.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juristi i njohur Romeo Kara ka reaguar lidhur me dorëheqjen Bamir Topit si kreu i FRD, ku thotë se është pikërisht Sali Berisha ai që e largoi dhe e afroi përsëri afër PD. “Bamiri e harroi Saliun dhe librin me shenime, Vangjeli harroi Shpetimin, Luli harroi LSI-ne dhe cfare tha për të në 2017, cdo gje u harrua për nje ideal të madh, për pushtetin.

Kete turme e beri bashke pikerisht ai, qe ka vulosur mbrapshtine në kete vend prej 30-vitesh, komunisti numer 108690, komunisti qe i ofroi, ju dha pushtet, i largoi, i denigroi dhe serish i riofroi, ai nje dhe i vetmi, Sali Berisha.

Pikerisht ai eshte strumbullari, garancia dhe lideri i kesaj bande politike veteranesh korrupsioni”, shkruan ndër të tjera juristi.

Postimi i Romeo Karës:

“E kishin pushtetin se bashku, se pikerisht ai i beri bashke dhe ai i ndahu, e menderosen vendin si askush me pare, dhe pa ndryshuar as thelbin dhe as formen, pikerisht po ata po kerkojne serish pushtet, me te vetmen arsye se, kane tetë vjet në opozite, se jane pjese e sistemit dhe se rotacioni në kete sistem pazari politik eshte me i ligjshem se vete ligji.

Kur shoh kete turme laramane, qe ka bere bashke komunistin me ballistin, legalistin me republikanin, çamin me grekun e dreqin me te birin, kete turme hienash qe nuk i shqit çatajte nga trupi i Shqiperise, kete turme e cila na dhuroi Shqiperine e piramidave, 1997-es, korrupsionin e Arsidit, drurit te arres, rruges Durres-Kukes-Morine, CEZ-DIA, DH Albania, Shqiperia 1euro, korrupsionin në dogana e tatime, Gerdecin e me tej, une shoh nje skermitje cinizmi të se shkuares mizerje qe po serviret serish si e ardhme.

Jane po ata, ishministra, presidente e drejtore tatimesh e doganash, qe do na e ndrisin të ardhmen tone, ashtu sic na e ndriten edhe të shkuaren.

Bamiri e harroi Saliun dhe librin me shenime, Vangjeli harroi Shpetimin, Luli harroi LSI-ne dhe cfare tha për të në 2017, cdo gje u harrua për nje ideal të madh, për pushtetin.

Kete turme e beri bashke pikerisht ai, qe ka vulosur mbrapshtine në kete vend prej 30-vitesh, komunisti numer 108690, komunisti qe i ofroi, ju dha pushtet, i largoi, i denigroi dhe serish i riofroi, ai nje dhe i vetmi, Sali Berisha.

Pikerisht ai eshte strumbullari, garancia dhe lideri i kesaj bande politike veteranesh korrupsioni.

Kjo bande qendroi stoike per te mos i hapur rrugen nje opozite të re, nje alternative reale, të vertete, antikorrupsion dhe shtetformuese, të nje alternative qe realisht do t’ia kishte prishur gjumin Rames, qe mburret se eshte i pagjume.

Sigurisht qe në kete stoicizem ata i ndihmoi edhe vete Rama, sepse sistemi duhet ruajtur, dhe pergjegjes për ruajtjen e sistemit të zhvatjes se shqiptareve jane të dy palet, të dy palet qe Shqiperine e kane marre e futur të teren në xhepat, llogarite dhe poturet e tyre.

Kë të marresh seriozisht? Lulin? Lulin tek i cili une dalloj vetem tutkunllikun për të bere lemsh edhe nje matematike elementare, pamundesine e nje fjalimi pa gafa dhe të genjyerit pa piken e turpit?

Lulit qe genjeu edhe ne publik në leximin e nenit 3 të ligjit për prokurimin publik të vitit 1995, pikerisht në Top Channel?

Të Lulit qe edhe rojen e tij nuk e cakton vete?

Te Lulit qe i shpeton drejtesise me procedure, raport dhe me ndihmen e gjykatesve si Lazer Sallaku?

Ku t’ja gjej suksesin e shkuar ketij fare lideri, tek rendi, infrastruktura, politika e jashtme apo Bashkia?

Cili eshte stafi i Lulit?

Shemrat Vangjel dhe Shpetim, Dashi apo Nardi, Monika apo ai i granteve japoneze të bujqesise?

Ky do te jete ndryshimi, te dalim nga poturet e Rames për t’u futur tek mejhania e Dashit?

E pavlere edhe t’a mendosh.

E sfidoj kete grup laraman ishpushtetaresh qe aspirojne perjetesisht për pushtet dhe qe pretendojne se do luftojne korrupsionin qe të deklarojne se: a kane në listat e tyre për deputet nje nga aksioneret e DH Albania.

Pa kryer asnje gram katarsis lidhur me te kaluaren e tyre mekatare, keta jane se paku të pamoralshem për të qene nesermja e qeverisjes sone.

Morali i tyre i vetem eshte, qe kane perballe nje Rame të konsumuar nga pushteti, të lodhshem e të merzitshem, prepotent, arrogant, të llastuar nga servilet perreth tij dhe i bindur se ai eshte Zoti i vetem dhe i pa zevendesueshem i ketij vendi.

Shkopi na eshte ndyer nga të dy krahet dhe s’kemi nga t’a kapim.

Sidoqofte riciklimit duhet ti themi jo.

Nje Qeveri Berisha 3 me fytyren e Lulit, do të ishte katastrofe për vendin.

Kokefortesia për të mos ndryshuar pergjate tete viteve në opozite, meriton nje mesim shembullor me vote.

Dordolecet e se kaluares vlejne vetem për histori.” – ka shkruar Kara.

Paraardhëse

Dorëheqja e papritur e Bamir Topit, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë, ‘zbulon arsyen’ që e çoi drejt këtij vendimi

Pasardhëse

Frrok Çupi komenton zhvillimet e bujshme politike dhe plas deklaratën e fortë për PD-në: Kjo është fatkeqësia tjetër shumë e madhe

Pasardhëse

Frrok Çupi komenton zhvillimet e bujshme politike dhe plas deklaratën e fortë për PD-në: Kjo është fatkeqësia tjetër shumë e madhe

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.