• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Romeo Kara dhe Petro Koçi: Shpallja “non grata” e Berishës vetëm fillimi, do ndëshkohet si zullumqari më i madh, i ka bërë vetëm keq këtij vendi

18 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
409
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shpallja “non grata” nga SHBA cilësohet si hapi i parë i ndëshkimit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Juristë, politikanë dhe analistë të ndryshëm shprehen vazhdimisht se ndaj tij duhet të ketë edhe një proces penal, pasi SHBA e akuzon për korrupsion.

Gazeta pak ditë më parë e tha se ka nisur të qarkullojë një mesazh që paralajmëron hetimin e ish-kryeministrit në shtator. Për juristin Romeo Kara dhe deputetin Petro Koçi, patjetër që vjeshta do të sjellë dhe hetime penale ndaj tij. Në një prononcim për gazetën, juristi Kara, deklaroi me bindje se Berisha do të jetë në bangën e të akuzuarve.

“Berisha duhet të ndiqet penalisht dhe sigurisht që do të ndiqet penalisht, sepse ai është ideatori, realizuesi, frymëzuesi dhe garantuesi i këtij sistemi kleptokratik, patronalist dhe klientelist politik, i cili po e mban peng Shqipërinë prej 30 vitesh. Berisha personalisht, është i zhytur në paligjshmëri deri në fyt dhe tashmë është tërësisht peng i së kaluarës së tij. Berisha qëndron si gur pengese në rrugën e këtij vendi drejt të ardhmes së tij normale, të shtetit të së drejtës, shanseve të barabarta dhe ndëshkimit të krimit. Berisha patjetër që do të ndiqet penalisht dhe do të ndëshkohet si zullumqari më i madh i këtyre 30 viteve, ndëshkim që do të jetë mësim dhe shembull për të gjithë të ngjashmit e tij sot dhe në të ardhmen”, – tha juristi.

Sipas tij, në 30 vite ai i ka shkaktuar vetëm të këqija këtij vendi. Sipas tij, ka ardhur koha që ligji të veprojë.

“Ai nuk do të ndëshkohet politikisht, por vetëm ligjërisht si: mashtrues, shpërdorues, i korruptuar, vjedhës dhe abuzues, si një person që ushtroi de facto një politike genocidiale ndaj popullit të tij. Konflikti i tij me SHBA-në është thjesht demagogji e tij, pasi e keqja e tij reale është vetë vepra e tij antiligjore dhe antishqiptare këto 30 vite… Tashmë e njohim mirë Berishën, demagogjinë dhe të vërtetat e tij dhe jemi të qartë se ndaj tij ligji duhet të veprojë sa me shpejt duke i dhënë fund epokës së pandëshkueshmërisë. Nuk kam asnjë dyshim në ndëshkimin e tij”, – tha ai.

Reagon Petro Koçi

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti socialist Petro Koçi. Sipas tij, Prokuroria Speciale nuk ka asnjë pengesë të nisë hetimet ndaj tij.

“Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha është askushi përballë shanseve për të bërë drejtësi në këtë vend. Dënimi moral e ka zhveshur atë përfundimisht nga kostumi i të pandëshkueshmit. Përpjekja e tij dhe adhuruesve te stilit te tij për ta prezantuar këtë realitet si rrëzim të një flamurmbajtësi të nacionalizmës është një tragjikomedi më vete. Berisha është aq nacionalist për interesat tona kombëtare sa mund të jetë i tille ish-zëvendësi i Millosheviçit që quhej Bullatovic. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka autoritet të plotë mbi çdo shtetas në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi Sali Berisha tashme është kandidat për statusin e personit që mund të hetohet lirisht”, – tha Petro Koçi.

Paraardhëse

3 gjërat që nuk duhet t’i konsumosh nëse je i stresuar

Pasardhëse

Droni turk MIUS: Një alternativë ndaj F-35B amerikan

Pasardhëse

Droni turk MIUS: Një alternativë ndaj F-35B amerikan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.