• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Romeo Kara del me deklaratën e fortë për kreun e PD-së dhe ka një sugjerim për të

17 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
128
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagimin të fortë në lidhje me ndryshimin e madh që premton kreu i PD-së, Lulzim Basha për 25 prillin. Romeo Kara përmes një analize të hollë shkruan se Basha fillimisht duhet të ndryshojë veten dhe më pas botën.

Postimi i plotë:

“Ndryshimi dhe Lulezimi. “Let him who would move the world first move himself.” “Lëreni atë që do të lëvizte botën së pari të lëvizë vetë.”

Sokrati.

Kjo thenie e babait të filozofise, e vendos pikerisht Lulezimin, predikuesin e ndryshimit, perballe kesaj sfide, së pari të ndryshimit të vetvetes.

Ndryshimi i politikave është rruga drejt ndryshimit të përhershëm shoqëror dhe si të tille Lulezimi vetem e predikon elektoralisht ate, ndersa une vete personalisht e deshiroj dhe e perkrah ate.

Ndryshimi i Lulezimit u imponua nga ndikimet e jashtme për të modifikuar veprimet e pasukseshme në rikthimin drejt pushtetit, pa qene nje ndryshim thelbesisht transformues, në menyre qe të modifikoje se pari bindjet dhe me pas natyrshmerine e veprimeve realisht të ndryshme nga e kaluara.

Sekreti i ndryshimit është të përqendrosh gjithë energjinë tënde, në luftimin e së vjetrës pengmarrese, por edhe në ndërtimin e së resë gjithashtu, gje te cilen Lulezimit nuk e ka bere as formalisht e jo me thelbesisht.

Ndryshimi eshte i kerkueshem në qasje, në parim, në pikepamje, i shtrire në kohen e duhur, në forme dhe permbajtje, në vizion, në organizim, në politikat e brendeshme dhe të jashtme, në shperndajen e pasurise dhe të të ardhurave, humbje e identitetit origjinal dhe marrjen e nje tjetri, ndryshim në cilesi komunikimi, në procesin e politikeberjes brenda saj duke ndryshuar pikerisht aktoret kryesore, rritjen e fleksilitetit, identifikimin e nevojave dhe percaktimi i politikave të reja në pershtatje me to, duke identifikuar fillimisht se kush ka pergjigjesine kryesore të gjendjes dhe kush do të marrë përgjegjësinë kryesore të zgjidhjes.

Ndryshimi i Lulezimit ishte produkt vetem i nje urdheri dite dhe i nje vendimi demagogjik elektoral, pikerisht vetem pak jave perpara zhvillimit të zgjedhjeve, pa bere ndarjen nga e kaluara dhe pa argumentuar se perse ai duhet të gezoje besimin për ndryshimin e madh.

Se pari nevojitet qe ndryshimi strategjik të jete thellesisht transformues, organizativ, strukturor dhe përmirësues, statik dhe dinamik, gje qe nuk reflektohet as tek partia e Lulezimit dhe as tek partite aleate të Lulezimit.

Ndryshimi i politikave ndodh përmes ndërveprimeve midis faktoreve ndryshues të brendeshem dhe të jashtem duke sfiduar veten dhe sistemin politik, duke perqafuar dhe promovuar idete e reja, duke krijuar hapesira të reja dhe koalicione të reja.

Koalicioni i Lulezimit eshte realisht koalicioni i veteraneve dhe aspak ai premtues për ndryshim.

Ndryshimi nuk ka vetem karakter reaktiv, momental i mjaftueshem vetem me pak rekreacion në shfaqjen e jashtme, por i imponuar nga kriza e mosbesimit ndaj sistemit politik në teresi dhe ndaj dy partive të mëdha në vecanti, ai duhet të vije si nje furtune e detyrueshme mbijetese, qe se pari rrenon pengesat brenda vetes, me synimin për të përmirësuar mënyrat aktuale të funksionimit dhe për të arritur qëllimet e paracaktuara ne ndryshimin e krejt politikes.

Ndryshimi duhet të jete operacional, strategjik, organizativ, drejtues, themelor, total, moral, filozofik, permiresues, organizativ,imponues i politikave reformatore dhe hapes i një rruge drejt ndryshimit të përhershëm shoqëror.

Asnje nga pikat me lart nuk e kam parë as te permendet nga Lulezimi dhe jo me të realizohet. Per te gjitha arsyet e mesiperme, ndryshimi dhe Lulezimi jane akoma shume larg nga njeri-tjetri aq sa jane Lindja me Perendimin.

Ai qe nuk ndryshon veten, nuk mund të ndryshoje boten.”-shkruan Kara.

Paraardhëse

Lufta është gati të shpërthejë në Ukrainë. Pse Rusia po alarmohet me Shqipërinë?

Pasardhëse

I dërguan dy foto që nuk i priste, Presidenti Meta i revoltuar del me kërcënimin e rëndë (FOTO)

Pasardhëse

I dërguan dy foto që nuk i priste, Presidenti Meta i revoltuar del me kërcënimin e rëndë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.