• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rolling Hills” në librin e historisë, Braçe u shpjegon fëmijëve: Aty jetojnë njerëz që s’e njohin fshatin, me makina Bentley e Mercedez G

18 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me skandalin e librit të historisë së fëmijëve të klasës së katërt në Shqipëri. Në libër, modeli i fshatit shqiptar është ilustruar me foton e vilave “Rolling Hills”, një prej lagjeve më të pasura të Tiranës. Braçe në një postim në rrjetet sociale, u shpjegon fëmijëve se fotoja nuk tregon fshatin e zakonshëm që janë në Shqipëri.

“Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep; Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj. Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca. Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë i Braçes:

“I DASHUR 10 VJECAR! Edhe pse i vogel, ti e ju duhet te mesoheni me TE VERTETEN! Ky ne foto, ne librin tend te historise, NUK ESHTE FSHAT, fshati i zakonshem e ne llojin e tij ne shumicen e Shqiperise! Ne foto eshte nje REZIDENCE ME VILA PER FAMILJE TE PASURA, ndertuar nga nje njeri i pasur e me pushtet, por asfare ai fshati qe tani “eshte bere pjese e bashkive”.

Pra, per ty qe jeton ne fshat, ky nuk eshte fshati yt, ai ku ti jeton cdo dite. Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep; Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj; Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca. Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje;

Fshati ka qene qe e mbrojne cdo dite nga ata qe se njohin fshatin! Fshati nuk i ka te gjitha rruget me asfalt, madje ka fshatra ku “rruga automobilistike”eshte e veshtire, e pa asfaltuar dhe kalohet nga makina te renda ose karroca; eshte genjeshter ajo qe thuhet ne liber. Pooo, fshati eshte i bukur, i gjelber, me pyll shpesh, ajer te paster, me shume kafshe, lope, dele, qingja, pula, zogj, kuaj, gomere, ndodh edhe me dhelpra, cakej prej verteti;

Por fshati eshte me i bukur prej njerezve qe punojne, punojne fort ne shi, bore e diell, ne dimer e ne vere, prodhojne ushqim per gjithe vendin, te paster e te shendetshem. Tani, ky qe sheh ne liber, eshte dicka aty ne ane apo poshte fshatit tend, nuk eshte fshati yt; Aty jetojne njerez por nuk je ti, as prinderit e tu, as komshinjte e tu ne fshat.

Ata qe jetojne aty jane njerez qe as e njohin e as e dine ceshte fshati; nje pjese e tyre kane shkaterruar qytetin dhe tani duan fshatin. Plot prej tyre jane te pasur, jo prej punes, nderit e dinjitetit, por prej abuzimit me detyren qe kane patur apo kane, prej korrupsionit e prej krimit; i njeh gjithe Tirana keta. Po ka aty edhe njerez te ndershem, te cilet nuk i njeh kush sepse punojne shume, gjithcka e kane prej punes se ndershme, as prej favoreve nga cilido pushtet, as prej shkeljes se ligjit e fshehjes se parave shtetit. Ndaj gezoju fshatit tend, fshatit prej verteti“, shkruan Braçe.

Paraardhëse

Maratona e Tiranës, Erion Veliaj: Treguesi më i bukur i një Tirane që po i rikthehet normalitetit

Pasardhëse

Blerja e votës, ndalohen nga policia 4 persona në Kosovë

Pasardhëse

Blerja e votës, ndalohen nga policia 4 persona në Kosovë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.