• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Rita Petro flet për dashurinë e jetës: Kur u takuam ishim të dy të martuar, ishte si në filma, mund të ndodhte gjithçka

24 January, 2023
në Rozë
0
329
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkrimtarja provokuese Rita Petro, gjatë një interviste televizive, ka folur me detaje për librin e saj të fundit, që është edhe romani i saj i parë pasi më herët ka botuar disa libra me poezi.

Ajo është shprehur gjerësisht për librin e saj “Lindur së prapthi”, duke na ka njohur me disa nga personazhet, por sigurisht pa zbuluar shumë.

E ndërsa flitej për jetën e dashurinë, në vëmendje erdhi dhe libri “Kufiri” i partnerit të saj, Latif Ajrullai, i cili u nda nga jeta në vitin 2020 për shkak të pndemisë.

Libri i tij i dedikohet pikërisht dashurisë së bukur që ata jetuan së bashku.

Shkrimtarja ka ndarë më tepër detaje se si ata u njohën, si lindi dashuria e tyre dhe se si arritën të ruanin ekuilibrat, duke u përpjekur të jetonin dashurinë e tyre pa lënduar familjarët e tyre, pasi në kohën kur u njohën të dy ishin të martuar.

Rita Petro: “Më duket se bashkë ne të dyve na u puqen yjet. Një gjë e tillë nuk të ndodh gjithmonë, mund të duash shumë njerëz, të flirtosh me shumë njerëz, por është tjetër gjë kur ty të puqen yjet. Mendoj se ishte fati më i madh në jetën time”.

Rudina Magjistari: Mund të quhet dashuria jote më e madhe e jetës?

Rita Petro: “Po, po. Ishte një dashuri që të çonte në një rrugë që rrallë shkohet por të ngrinte shumë lart shpirtërisht dhe ne realizuam të gjitha ëndrrat që kishim pasur që të rinj. Që ne u takuam në një moshë kur unë isha 37 ai ishte 45 dhe kaluam mbi 20 vite bashkë”.

Rudina Magjistari: Ai ishte shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Ti kishe shkuar për një udhëtim pune dhe aty u njohët apo jo?

Rita Petro: “Po është interesante se unë kisha shkuar në një festë poezie dhe ai ishte profesor kimie, s’kishte lidhje me poezinë. Ai u habit nga poezia ime se ne na thanë se do lexonim poezi patriotike, por unë nuk kisha poezi patriotike dhe lexova një nga poezitë e mia të dashurisë. Thoja që nënteksti ishte për atdheun, por ajo ishte tamam poezi dashurie dhe ai normale që ra në dashuri me mua. U takuam shpesh”.

Rudina Magjistari: Ka lindur një histori në rrethana të vështira apo jo? Ai ndërkohë kishte një familje?

Rita Petro: “Përveç kësaj pjesë ishin edhe kufijtë e zënë komplet, se ishte lufta në Kosovë, lufta në Maqedoni. Edhe kur takoheshim dhe kapërcenim kufijtë vetëm ushtarë shikoje. Mund të ndodhte çdo gjë dhe ne prapë takoheshim, prandaj është si një dashuri filmash”.

Rudina Magjistari: Dashuria juaj nuk njohu limite? Pra kishte diçka pa kufij?

Rita Petro: “Ne u munduam të mos i lëndonim më shumë se ç’duhej se normalisht bashkëshortët lëndohen, ata që nuk duan të ndahen”.

Rudina Magjistari: Në atë kohë që jeni njohur ju keni qenë të dy të martuar, apo jo, në kohën kur ka nisur njohja juaj?

Rita Petro: “Kur jemi takuar fillimisht, që donim të takoheshim me njëri-tjetrin, se kur vendosëm bashkë pastaj që të ishim bashkë… Pastaj u bë e hapur si lidhje, por fakti që ne u munduam të ruajmë ekuilibra edhe me fëmijët unë jam përpjekur edhe me ish-bashkëshortin me të cilin takohemi edhe sot dhe e respektojmë njëri-tjetrin, jemi munduar të mos krijojmë plagë sidomos te fëmijët; fakti që sot ne vazhdojmë bashkë me djalin e Latifit dhe me vajzën e tij, ata janë të rritur e kanë fëmijët e tyre, por kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Kjo tregon sa e rëndësishme është që dashuria të mos jetë e verbër, duhet të mendosh edhe për të tjerët. E di sa e vështirë është! Duhet dhe të mbrosh dashurinë edhe t’i mbrosh ata të cilët i ke lënduar”.

Paraardhëse

“Pakoja e Madhe”, Erion Braçe kërkon ministren në Komision: Urgjent duhet të jetë këtu, dua të di pse nuk u dha ndihmë për bujqësinë

Pasardhëse

Luizi zihet keq me Kiarën dhe merr vendimin e papritur: Tani do më vish ti mua nga pas

Pasardhëse

Luizi zihet keq me Kiarën dhe merr vendimin e papritur: Tani do më vish ti mua nga pas

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.