• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Rishi Sunak: Nuk ka plane të afërta për dërgimin e trupave britanike në Ukrainë

1 October, 2023
në Botë, Kryesore, Lajme
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, shprehet se nuk ka plane të afërta për dërgimin në Kiev të personelit ushtarak për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Më herët, zyrtari më i lartë i mbrojtjes britanike ishte shprehur gjatë një interviste lidhur me synimet për stërvitjen në Ukrainë të forcave të Kievit nga ushtarë britanikë.

Deri më sot, Britania dhe aleatët e saj kanë shmangur një prani formale ushtarake në Ukrainë, për të zvogëluar rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Ministri britanik i mbrojtjes, Grant Shapps, i cili u emërua në këtë detyrë muajin e kaluar, tha në një intervistë për gazetën The Sunday Telegraph, se ai dëshironte të dërgonte instruktorë ushtarakë në Ukrainë, përveç trajnimit të forcave të armatosura ukrainase në Britani ose vende të tjera perëndimore, raporton Reuters.

Disa orë pas publikimit të asaj interviste, Sunak tha se nuk kishte plane të menjëhershme për të dërguar trupa britanike në Ukrainë.

“Ajo që do donte të thoshte shefi i mbrojtjes ishte se në të ardhmen mund të jetë e mundur që ne të kryejmë stërvitjet në Ukrainë. Por ky është një plan afatgjatë, jo këtu dhe jo tani. Nuk do të dërgohen ushtarë britanikë ndërsa konflikti vazhdon”, u tha Sunak gazetarëve në fillim të konferencës vjetore të Partisë Konservatore në Mançester.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha të dielën se çdo ushtar britanik që trajnon trupat ukrainase në Ukrainë do të ishte objektiv legjitim për forcat ruse.

Britania ka ofruar kurse trajnimi ushtarak pesë-javor, për rreth 20 mijë ukrainas gjatë vitit të kaluar dhe synon të trajnojë një numër të ngjashëm në vijim.

Në një intervistë me Sunday Telegraph, Shapps tha se kishte hapësirë ​​për të ofruar trajnime ushtarake brenda Ukrainës, pas një diskutimi të premten me shefat ushtarakë britanikë.

Paraardhëse

Sulmi në Ankara, flet Erdogan: Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses në shkatërrimin e paqes dhe sigurisë

Pasardhëse

Albërie Hadërgjonaj i kthehet keq Albanos, pas deklaratës që bëri për Alban Ramosajn dhe Beatrix-in: Je për të ardhur keq

Pasardhëse

Albërie Hadërgjonaj i kthehet keq Albanos, pas deklaratës që bëri për Alban Ramosajn dhe Beatrix-in: Je për të ardhur keq

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.