• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rishfaqja e ish-kreut të PD: Ish-Presidenti zbulon lëvizjet e fundit që duhet të bëjnë Berisha dhe Basha

25 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin “Frontline” foli për situatën politike në vend, ndërsa komentoi edhe takimin e ish-kreut të PD Lulzim Basha me të rinjtë, për të cilën tha se asgjë nuk ishte e paparashikuar.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Bamir Topi është treguar kritik ndaj opozitës, për të cilën tha se është në situatën e saj më të keqe.

Sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës, Bamir Topi tha se është e drejtë e çdo individi, por theksoi se duhet të japë shumë sqarime dhe të bëjë transparencë.

“Nuk ishte asgjë e paparashikuar. Ndonjëherë ne tentojmë të diskutojmë vetëm ecurinë dhe fatin e një partie, përjashto PS që është në pushtet dhe gëzon shëndet të plotë për shkak të të gjitha mundësive që të jep qeverisja, por edhe me një lloj raporti psikologjik që është tek njerëzit. Me sa duket interesat kanë përfunduar aq poshtë sa njerëzit diskutojnë për bukën e gojës dhe detyrohen të ndjekin pushtetin në fushata elektorale. Krahu tjetër pastaj nuk ke ku ta kapësh. Unë tentoj të shoh përtej PD, sepse ka një numër të madh të partive opozitare. Në këto zgjedhje nuk u futën në koalicion dhe kjo asnjëherë nuk u sqarua”, tha ish-presidenti, duke shtuar: “ E shoh si një të drejtë të individit që të shfaqet apo zhduket në moment që vendos të mos jetë në mjedis. Nuk duhet harruar që është deputet dhe në njëfarë mënyrë dalja e tij justifikohet. Por mendoj që i takon zotit Basha që të shprehet sepse ende ka një lloj misteri. Ndërsa me kalimin e ditëve besoj do të bëjë transparencë për mungesën e tij dhe pse është kthyer.”

A kishte arsye për t’u kthyer pas një viti?

Bamir Topi: Nuk mund të paragjykoj, sepse nesër mund të thotë diçka që deklarata ime të konsiderohet si paragjykuese. Ai u shfaq dhe unë uroj që të vijë në studio, dhe pastaj ju bëjini skanerin e plotë sepse edhe ai është i detyruar të japë disa sqarime. E gjithë klima e supozimeve është e tillë se ai asgjë nuk ka bërë pa miratimin e Berishës dhe sjellja e Bashës, ka qenë gojëmbyllur. Njerëzit janë mësuar të gëlltisin grepin, fjalën e bukur, një premtim dhe pas çdo palë zgjedhjeve gëlltisin dëshpërimin. Niveli i kulturës politikë të shoqërinë ku unë bëj pjesë është dukshëm nën nivelin e shoqërive të Ballkanit.

Paraardhëse

Berisha ironizon rikthimin e Bashës

Pasardhëse

A u takua me nënën e Luizit? Kiara mbërrin në Shkodër, dalin pamjet (VIDEO)

Pasardhëse

A u takua me nënën e Luizit? Kiara mbërrin në Shkodër, dalin pamjet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.