• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Rinisja e tensioneve me Tajvanin, Biden: SHBA dhe Kina do të zbatojnë marrëveshjen

6 October, 2021
në Botë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping janë pajtuar për të zbatuar “marrëveshjen për Tajvanin”. Biden duket se i është referuar politikës së Uashingonit për “një Kinë”, e cila njeh Kinën dhe jo Tajvanin.

Megjithatë, kjo marrëveshje i mundëson Uashingtonit të mbajë marrëdhënie “jozyrtare” me Tajvanin.

“Kam biseduar me presidentin Xi për Tajvanin. Ne jemi pajtuar se do të zbatojmë marrëveshjen për Tajvanin”, ka thënë presidenti Biden.

“Ne e kemi bërë të qartë se unë nuk mendoj që ai duhet të bëjë diçka tjetër përveç zbatimit të marrëveshjes”.-tha ai.

Ky njoftim vjen në kohën e përshkallëzimit të situatës në mes të Tajvanit dhe Pekinit. Kina ka dërguar “numër rekord” të aeroplanëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes së Tajvanit për katër ditë me radhë.

Disa analistë kanë thënë se këto veprime mund të jenë paralajmërime për presidentin e Tajvanit pak ditë para shënimit të ditës kombëtare. Tajvani ka kushtetutën e vet, ushtrinë dhe liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e konsideron veten shtet sovran.

Megjithatë, Pekini e sheh Tajvanin si provincë të veten dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për t’u bashkuar me këtë ishull.

Politika “Një Kinë”, të cilës besohet se i janë referuar Biden dhe Xi është gurthemel i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mirëpo dallon prej parimit Një Kinë, sipas të cilit Kina insiston që Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës dhe një ditë do të bashkohen. Të mërkurën, ministri për mbrojtje i Tajvanit ka thënë se tensionet ushtarake me Kinën janë në pikën më të keqe në më shumë se 40 vjet./rel

Paraardhëse

Koeman nën provim, tre ndeshje përcaktojnë fatin e holandezit, Reali testi final

Pasardhëse

Denoncimi i Gjekmarkajt: Qeveria po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike

Pasardhëse

Denoncimi i Gjekmarkajt: Qeveria po shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.