• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rindërtohet shkolla “26 Marsi” në Kavajë, Veliaj: “Ka të njëjtën cilësi si shkollat më të mira në Tiranë”

21 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në cilësinë e drejtuesit politik të PS ka inspektuar sot shkollën e Rindërtuar tashmë ”26 marsi” në Kavajë që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Veliaj thotë se shkolla e rindërtuar nuk ka asnjë dallim nga ato të Tiranës dhe kjo vetëm prej këmbënguljes së kryeministrit Rama që gjithë projektet të Rindërtimit t’i kushtohet rëndësi.

“Nëse nuk do e dija që jam në Kavajë, nuk do dallonte fare nga çdo kantier tjetër shkollash që kemi në Tiranë. Fakti që me kembenguljen e Edi Ramës të gjithë projektit të rindërtimit po i kushtohet e njëjta rëndësi, si për një shkollë që bëhet në bllok, si për një shkollë që bëhet në Kodër-Kamëz, si për një shkollë që bëhet në Kavajë është një lajm i mrekullueshëm. Fakti që do kenë përvojën e tyre jetësore që është gjimnazi në një shkollë që ka të njëjtën cilësi si shkollat më të mira në Tiranë është një lajm i shkëlqyer dhe për ata prindër që i gëzohen kësaj shkolle do të jetë një ambient, jo vetëm për orët e mësimit, por edhe për orët pas mësimit,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se Shqipëria sot, falë prioritetit të vënë prej qeverisë për rindërtimin, është i vetmi vend që ringrihet edhe më i fortë në një kohë rekord, vetëm 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Tani që kemi parë një vit se si, jo vetëm u rrëzuam, por se si u ringritëm, që është pjesa më e rëndësishme, them vërtet që kemi bërë një punë të paqme. Në një vit, nuk ka një vend tjetër që të ketë ecur kaq shumë puna e rindërtimit dhe të jetë shfrytëzuar mundësia për t’i rindërtuar gjërat më të forta, më të mira e sa më jetëgjata. Sot është ditë pushimi, por fakti që ne e ndajmë të gjithë këtë pasion dhe funksionojmë si një skuadër, si shteti dhe privati, do të thotë që i kemi prioritetet atje ku duhet,” tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali, u shpreh se gjithsej janë 3 shkolla që po rindërtohen dhe 11 të tjera që po rikonstruktohen në këtë bashki.

”Shkolla është parashikuar me dy seksione. Seksioni i parë 2-katësh dhe seksioni tjetër 4-katësh. Do të ketë një palestër të brendshme, 8 laboratorë, 18 klasa, plus sallat e mësuesit. Struktura e saj është shumë më e fuqishme, me sisteme mekanike sipas standardeve evropiane, me sistem ngrohjeje, me kaldajë, izolim me polisterol, që krijon një termoizolim më të mirë.”– theksoi ai.

Paraardhëse

Zgjedhjet në LSI, Vangjel Tavo nga Gjirokastra: “Përgjigja nga anëtarësia e LSI-së ka qenë maksimale”

Pasardhëse

Luan Rama nga Vlora për zgjedhjet në LSI: “Sot mbyllja e një procesi riorganizimi, që zgjedhjet e 25 prillit të kurorëzohen me fitore”

Pasardhëse

Luan Rama nga Vlora për zgjedhjet në LSI: "Sot mbyllja e një procesi riorganizimi, që zgjedhjet e 25 prillit të kurorëzohen me fitore"

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.