• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Rikthehet fuqishëm Kane, Anglia kalon në gjysmëfinale

4 July, 2021
në Sport
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk ka surpriza në “Olimpico”, me Anglinë që triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Ukrainës dhe mori biletën e fundit të mbetur për në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Prapavija ishte reparti më i spikatur i skuadrës angleze deri tani dhe u konfirmua edhe ndaj ukrainasve, pasi nuk ka pësuar ende asnjë gol në Europian, ndërsa trajneri Gary Southgate “fërkon duart” për rikthimin te goli të kapitenit Kane, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës. “Tre Luanët” zhbllokuan sfidën që në minutën e katërt me anë të kapitenit Harry Kane, që shndërroi në gol një pasim të yllit të Manchester City-y, Raheem Sterling, ndërsa Ukraina provoi të barazojë me Yarmolenkon, por tentativa e tij u grushtua nga Pickford.

Pjesa e dytë nisi mjaft vrullshëm për Anglinë, që shënoi dy herë në harkun e 5 minutave, me Maguire në minutën e 46′ dhe Kane në të 50-ën, të dy pas krosimeve të sakta të mbrojtësit Luke Shaw, teksa me avantazhin e tre golave, trajneri Southgate nisi të mendojë për të çlodhur titullarët. Megjithatë edhe futbollistët e ardhur nga stoli nuk stonuan, pasi Jordan Henderson shënoi vetëm 6 minuta pas aktivizimit, duke gjetur kështu golin e katërt për Anglinë dhe të parin personal me fanellën e përfaqësueses.

Minutat e mbetura nuk prodhuan ndryshim të rezultatit dhe Anglia kompletoi katërshen gjysmëfinaliste bashkë me Spanjën, Italinë e Danimarkën, ndërsa Ukraina mbyll në fazën çerekfinale aventurën e saj në Euro 2020, një arritje mjaft e rëndësishme kjo për ta. Tashmë Anglia rikthehet sërish në shtëpi, pasi të mërkurën e 7 korrikut do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinale, me misionin pēr të siguruar kalimin në finale e më pas për të mbajtur po në Londër trofeun e Kampionatit Europian.

Paraardhëse

Vaj ulliri me uthull molle, kombinimi ideal për shëndetin

Pasardhëse

Koncerti i Gjon Muharremajt në Shqipëri është më shpejt nga ç’e mendoni (FOTO)

Pasardhëse

Koncerti i Gjon Muharremajt në Shqipëri është më shpejt nga ç’e mendoni (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.