• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rihapet çështja për shpërthimin në Gërdec, Gjykata e Posaçme në 27 korrik nis gjyqin për Fatmir Mediun

10 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duket se do të përballet me një “verë të nxehtë”. Pak ditë më parë Struktura e Posaçme Kundër Kr.imit të Organizuar dhe Korrupsionit u vu në lëvizje pas një kërkese të familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, duke dalë në konkluzionin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor për kreun e PR. Madje, Prokuroria e Posaçme vlerësoi se ndjekja penale ndaj Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë.

Por gazeta ka mësuar se ditën e djeshme Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Seanca për shqyrtimin e dosjes është vendosur më 27 korrik me gjyqtar Erion Çelën. Kjo do të thotë se GJKKO ka përcaktuar datën 27 korrik për të shqyrtuar ose jo kërkesën e SPAK për rihapjen e dosjes së “Gërdecit”. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Prokuroria nuk ka pasur ndonjë pengesë që të ushtronte funksionin e saj si përfaqësues i akuzës, konform ligjit, situatë procedurale kjo e transferuar si kompetencë te Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por nëse gjykata e posaçme vendos ta pranojë SPAK-un, çfarë ndodh me ish-ministrin e Mbrojtjes? Këtë e sqaron vetë kërkesa e Prokurorisë së Posaçme që sillet në vendimin e moskompetencës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë që ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ka më imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

“Vlerësojmë se pas revokimit të vendimit të pushimit të çështjes penale, ndjekja penale dhe procesi penal duhet të vazhdojë në fazën procedurale ku ka mbetur, pra në fazën e gjykimit të çështjes. Shtetasi Fatmir Mediu gjatë fazës së hetimeve paraprake të çështjes penale të mësipërme është njohur me akuzën ndaj tij, është njohur me të gjitha aktet procedurale në ngarkim të tij dhe për këtë çështje penale është marrë vendimi për dërgimin në gjyq dhe është paraqitur kërkesa për gjykim. Faza e hetimeve paraprake është përfunduar në përputhje me kërkesat e ligjit procedural penal, të zbatueshme në atë kohë dhe shkaku i pushimit të çështjes ka lindur në fazën e gjykimit. Pra, faza e hetimit paraprak është e tejkaluar në çështjen penale konkrete dhe procesi penal duhet që të vazhdojë në fazën e gjykimit të çështjes”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për tragjedinë e Gërdecit.

Paraardhëse

Shqipëria drejt shembullit maqedonas, Gjonaj merr udhëzime nga homologu i Maqedonisë së Veriut

Pasardhëse

Rama paralajmëron të vetët të bëjnë kujdes me tenderat se do të dergjen burgjeve, kërcënon krerët e bashkive se nuk do të kenë mbrojtje nga PS

Pasardhëse

Rama paralajmëron të vetët të bëjnë kujdes me tenderat se do të dergjen burgjeve, kërcënon krerët e bashkive se nuk do të kenë mbrojtje nga PS

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.