• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rezoluta për “Banjskën”, Berisha: Mazhoranca nuk pajtohet që të dënojnë Serbinë, shpresojmë mos të mbeten skllevër të Vuçiç

10 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri, Sali Berisha, foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai komentoi përjashtimin e deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Kuvendi, duke thënë se kryeministri, Edi Rama mban qëndrim armiqësor ndaj opozitës.

“Aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës. U diskutua kjo situatë në të cilën opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se PD kërkon që në Kuvend të votohet rezoluta e tyre për sulmin e Banjskës në Kosovë. Sipas ish-kryeministrit, rezoluta që PD propozon është në përputhje me parlamentin e Kosovës dhe miqtë e Kosovës.

“Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë. Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët”, tha ai.

I pyetur për përjashtimin e Gazment Bardhit nga anëtarësia e PD-së, Berisha akuzoi Lulzim Bashën, duke thënë se nuk bën gjë tjetër veç se lexon “fletushkat e Taulant Ballës”.

“Lulzim Brava nuk bën gjë tjetër, vetëm lexon fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është i keqpërdorur”, tha Berisha për gazetarët.

Paraardhëse

Basha e përjashtoi, Bardhi qesh: Do të zhvendosë vëmendjen, është “non grata” nga partia

Pasardhëse

PD: S’ka dakordësi për rezolutën e Kosovës

Pasardhëse

PD: S’ka dakordësi për rezolutën e Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.