Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është revoltuar nga situata e shkaktuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor.” Koalicionet, listat e hapura, sistemi, demokracia, integrimi, ndërkombëtarët të gjithë këto i shoh të shndërrohen në grumbuj fjalësh pa kuptim, kur parlamenti mbushet me injorantë e derdimenë”, shprehet Manjani. Ish ministri ndër të tjera shton se shqetësim mbetet se si do reagojë Europa pas kësaj ku shprehet se: “Halli është se po na izolojnë nga Europa, pa kokat të hanë fundja…!”.
Postimi i Manjanit:
“Kur mendoj se gjithë kjo betejë parimore për sistemin e reformën zgjedhore do përfundojë në mbushjen e listave me derdimenë e injorantë që bëjnë si “kinga”, që medemek dinë të bëjnë vota, të çpifet edhe parimi.
Koalicionet, listat e hapura, sistemi, demokracia, integrimi, ndërkombëtarët të gjithë këto i shoh të shndërrohen në grumbuj fjalësh pa kuptim, kur parlamenti mbushet me injorantë e derdimenë
Më vjen të kyç gojën dhe ta shkul trurin. Nuk e di si mund të ndaloj edhe të menduarin…
Nuk ja vlen fare, po fare fare të mendosh për parim, norma e rregulla.
Nuk ka asnjë kuptim parimi, kur “kingat” mbushin parlamentin.
Nuk e di si ndjeheni ju, por unë e kam konstante këtë ndjesi. Sado përpiqem ta shtyp, nuk arrij ta largoj…
Pfffff…
Halli është se po na izolojnë nga Europa, pa kokat të hanë fundja…!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post