• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Revoltohet Basha dhe komenton premtimin e Ramës: Të kërkojë falje para se të ikë

23 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku ka ndarë me ta situatën aktuale të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka shpalosur dhe disa nga pikat e planit të PD-së. Basha tha se plani i PD-së ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve para se të ikë nga pushteti.

“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan. Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve. Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën.

Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata. Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia. Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 mln euro kredi janë paguar nga taksat e larta. Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte. Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve.”, – tha Basha.

Mes të tjerash Basha komentoi dhe deklaratën që bëri sot Rama, ku tha se do të rriste pagën minimale.

“Kollaj është që të thuash; “do rris pagën minimale”. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti.”, – theksoi lideri demokrat.

Paraardhëse

“Sot ai është vartësi im”, Myslim Murrizi i habit të gjithë me atë që thotë për Knut Fleckenstein

Pasardhëse

E dini sa kafeinë ka një filxhan kafe? Mësoni ndikimet që ka ajo në organizmin tuaj

Pasardhëse

E dini sa kafeinë ka një filxhan kafe? Mësoni ndikimet që ka ajo në organizmin tuaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Këtë të enjte, seanca parlamentare u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita. Kreu i...

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.