• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reshje intensive në veri të Shqipërisë, tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit hapin portat e shkarkimit

17 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej 24 orësh tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit, që gjenden në Kaskadën e Drinit, kanë hapur portat e shkarkimit për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë gjithë zonën veriore të Shqipërisë.

Ndërkohë, tre hidrocentralet e kaskades, ai i Fierzës, Komanit dhe Vau Dejës, po punojnë me kapacitet maksimal duke shkarkuar edhe ato sasi të mëdha uji. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve të fundit, në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë rënë mesatarisht 65 milimetra shi, ndërsa në atë të Fierzës rreth 30 milimetra.

Kjo ka ndikuar në rritjen e shpejtë të nivelit në basenet e këtyre hidrocentraleve. Gjithashtu, në zonën e Alpeve; në Theth dhe Valbonë, sasia e reshjeve ka arritur pikën kritike me mbi 120 milimetër shi.

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës, më i madhi në Shqipëri, është në kuotën e rreth 289 metrave, vetëm 7 metër nga kuota maksimale, ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur në 166 metra dhe në Vau Dejës në mbi 72 metër.

Hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili gjendet vetëm 15 kilometra nga qyteti i Shkodrës, po përballon për momentin prurjet më të mëdha, duke detyruar specialistët e KESH-it të rrisin nivelin e shkarkimeve më shumë se 600 metër kub ujë në sekondë nga tuneli i Digës së Qursaqit.

Sipas emergjencave civile, deri tani nuk ka probleme në zonën e Nënshkodrës, në Lezhë dhe as në Kukës, por Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi paralajmëroi se, gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vazhdim, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të reshjeve me intensitet shumë të lartë.

“Prurjet në Kaskadën e Lumit Drin do të pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës së sotme dhe do të vijojnë në rend rritës deri në datën 21 janar për shkak të rikthimit të reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Piku orar i prurjeve pritet të arrijë deri në vlerat: për Fierzën deri në 2500 metër kub në sekontë, në Koman 2200 metër kub në sekontë, në Vau i Dejës 1100 metër kub në sekontë. Sipas llogaritjeve të modelit meterologjik, në Lumin Drin piku i orarit të prurjeve totale, gjatë këtij eventi hidrologjik, pritet të arrijë deri në 5800 metër kub në sekontë”.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga bashkitë marrjen e masave të nevojshme për njoftimin e popullatës së rrezikuar si dhe rritjen e gatishmërisë për hidrovoret, rezervuaret, infrastrukturën rrugore dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë për banorët.

Reshjet dhe shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit thuajse çdo vit rrezikojnë me përmbytje zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës, duke shkaktuar dëme të medha për ekonominë e mijëra familjeve, por edhe për mjedisin. /VOA

Paraardhëse

Zbulohet pasuria çmendur e pastrueses hajdute, 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të bashkëshortit

Pasardhëse

“Të dua shumë për Zotin” Luizi i shpreh hapur ndjenja Kiarës, ky është reagimi epik i saj: Kam turp (VIDEO)

Pasardhëse

“Të dua shumë për Zotin” Luizi i shpreh hapur ndjenja Kiarës, ky është reagimi epik i saj: Kam turp (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.