Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Mal të Zi të vijnë për pushime në Shqipëri, duke shpresuar se në këtë mënyrë mund të kompensohet edhe mungesa e turistëve për shkak të pandemisë.
Në një mbledhje me “Task Forcën për Turizmin” , ai ka sqaruar se sipërfaqja e bregdetit do të mbetet e paprekur, pasi nuk do të lejohen të vendosen në mënyrë të paligjshme çadra apo shezlong.
“Ftoj qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Mal të Zi të vijnë. Shpresojmë që në këtë mënyrë ta kompensojmë fort mungesën e turistëve që vijnë nga larg, do të thosha. Janë dy elementët kryesorë që ministria kontribuon në mbështetje të këtij procesi, policia, IKMT dhe prefektetët.
Unë doja të evidentoja dy çështje si nevoja të mbetet e paprekur. Fatkeqësisht kemi patur në historinë tonë më të re sipërfaqe të bregdetit, të cilat do të mbeten të paprekura, pasi rëra i përket shqiptarëve. Pra IKMT në bashkëpunim me policinë duhet që këtë çështje ta mbyllin me çështje ditësh.
Pra as edhe një shezlong, as edhe një çadër që nuk është e justifikuar nuk do të lejohet. Kjo është shumë e qartë. Nuk do të lejohet. Po ashtu edhe krimin që shfaqjet në formën e hedhjes së mbeturinave në ndotjen e liqeneve, lumenjve nuk do të lejohen. Po ashtu kanë filluar goditjet e duhura, të cilat do penalizohen me gjoba. Kërkohet bashkëpunim që ky fenomen të marrë fund. Policia e shtetit bashkë me IKMT funksionon si një strukturë unike. Gjej rastin ta përsëris që fatura të ulet, ndihmoni me mos ndotjen. Në këtë rast me që jemi dhe këtu i bëj thirrje edhe kryebashkiakëve”, – tha ndër të tjera Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post