• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Replikat me Gjinushin, Ledi Shamku nxjerr dokumentin e 1988: Tri kumte ogurzeza, si i kërkohej leje Komitetit Qendror për pranuar anëtarë të tjerë

15 October, 2022
në Kryesore, Opinion
0
522
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga:  Ledi Shamku

ÇFARË KUPTON AKADEMIZMA ME KTHIM PRAPA?!
Kjo shkresë mban datën 5.12.1988. Kohë kur regjimi dukej se po soste. Kohë kur po gatitej të binte Muri i Berlinit. Kohë kur, si studentë këndonim mes nesh HERO të David Bowie dhe përgatiteshim shpirtërisht për Europën.

Kjo shkresë vjen pikërisht nga ajo kohë. Por është shumë më e vjetruar edhe se vetë ajo kohë!
Cilat janë tri kumtet kryesore që shquhen në të:

1. Kumti i parë është se, i ndjeri Kryetar i Akademisë është I DETYRUAR t’i marrë leje KOMITETIT QENDROR për të pranuar anëtarë të tjerë në Akademi të Shkencave. Pra me pak fjalë, nqs Partia dhe Komiteti Qendror nuk miraton një kandidature akademike, shkencëtari në fjale nuk pranohet. Pse? Thjesht: Se ai duhet te japë garanci për një shkencë të partishme dhe të trashëgojë VIJËN.

Jam rrëqethur duke e lexuar këtë shkresë!
KY ËSHTË KTHIMI PRAPA TE I CILI PO NA FTON SOT I PARI I AKADEMIZMËS KUR THOTË SE DUHET TË KTHEHEMI PRAPA PËR TË ECUR PARA?!

Te ky tmerr po kërkon ta ktheje shkencën Akademia e sidomos pjesen me delikate te saj, ALBANOLOGJINE, e cila e vuajti me shume se çdo tjeter imponimin e vijes.

E mesa duket, Paria e Akademizmës ka bash këtë model në kokë, kur endet zyrave të pushtetit duke u bërë biografitë studiuesve te ASA-s: “ky me ne, ai me ata! Ky i majte ai i djathtë! Le ta marrim ne në dorë këtë pluralizëm!l”.

E përsëris; IA NEVERIS MILITIANTIZMIN SOVJET POR EDHE E KUPTOJ QË S’DI NDRYSHE.

2. Kumti i dytë që vjen nga kjo shkresë është se edhe atëherë, sikundēr sot, në krye të listës qëndron i njejti njeri: KREU I TANISHËM I SHKENCIZMËS.
Janë ndërruar sisteme e toka ka ndërruar lisa, por ja që pas 34 vjetësh jemi po aty te po i njejti. Kjo mban thjesh era kënetë, veçse te kjo keneta e akademizmës nuk kalben kallama por liri e perparim europian. Ky kryesim ma bën të qartë edhe ”VIJËN AKADEMIKE”.

3. Kumti i tretë dhe po aq i keq, është se kryesuesi i listës propozohet si pjesë e Akademisë pasi ka kohë që ushtron postin e Ministrit (madje propozohet edhe zëvendësministri). Ja pra MODELI: Në njërën anë lypet leja nga Partia e nga Komiteti Qendror, nga ana tjetër lista kryesohet nga Pushteti. (Shtoj se për etikë e respekt e privatësi, kam fshirë anëtarët e tjere te listes propozuese)

Ndërkohë ASA, pasi e shpëtoi shkencën albanologjike nga dara e kësaj SHKENCIZME, ka shumë kohë që vetërregullohet si gjithë simotrat e saj në Europë e në botë: me zgjedhje të lira organike, me projekte e me meritë. Se për ne shkenca nuk ka Parti e Pushtet, por ka Shtet, dhe Shtetin e kemi në krah, me buxhet e me liri.

Jam e bindur që kjo liri e bezdis fort Parinë e Akademizmës. Nisur nga e mira, po dua t’i shëlboj e të mendoj se ndoshta as Paria nuk do donte të bezdisej nga LIRIA DHE ETIKA SHKENCORE EUROPIANE, por nuk mundet dot ndryshe. Siç e dëshmon edhe kjo shkresë e kohës së keqe, ata janë produkt i kohës së keqe, ndaj kaq dinë e duan: të riprodhojnë në Shkencë kohën e keqe. Kaq!

Këto tri kumte ogurzeza që vijnë nga kjo shkresë janë edhe frymëzimi për qëndresë.
Dhe qendrese ka me qenë!

Paraardhëse

Ilir Meta zbulon atë që do të ndodhë: Gjysma e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës janë zëri i fuqishëm i rinisë

Pasardhëse

Tregon se ka gjetur punë në internet, Aleksia Peleshi “përplaset” me ndjekësit: Ti je vajza e ministrit, ndaj dhe nuk të besojmë

Pasardhëse

Tregon se ka gjetur punë në internet, Aleksia Peleshi “përplaset” me ndjekësit: Ti je vajza e ministrit, ndaj dhe nuk të besojmë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.