• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Rekord i ri, vërshon euro në treg, zbret afër 134 lekë, më e ulëta në 8 vjet

12 May, 2017
në Ekonomi
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur në 134.24 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë.

Ky është një rekord i ri, pas atij të ditës së djeshme, teksa euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej 22 shtatorit të vitit 2009, kur këmbehej me 133.74 lekë.

Edhe dollari ra në tregun e brendshëm, në 123.44 lekë. Në tregjet ndërkombëtare një euro u këmbye me 1.087 dollarë, me një rritje prej 0.11% në raport me ditën e mëparshme.

Sjellja e kundërt e euros në tregun vendas, në raport me zhvillimet në bursat ndërkombëtare tregon se janë faktorët e brendshëm ato që po diktojnë në forcimin e ndjeshëm të lekut dhe rënien e monedhës së përbashkët.

Në fakt, grafikut afatgjatë (shiko në fund) tregon se euro në tregun vendas nuk ndjek gjithnjë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por mjaftohet me ruajtjen e kursit të kryqëzuar (ruajtja e raportit Euro/USD në bursa).

Aktorët e tregut nuk presin një rritje të euros, të paktën deri në datën 20, kur është edhe data e pagimit të sigurimeve shoqërore. Ata parashikojnë që në muajt e verës, kur tradicionalisht ka një shtim të ofertës për valutë nga turistët dhe emigrantët, euro të zhvlerësohet më tej, duke zbritur edhe në 132 lekë.

Siç është përmendur edhe në shkrimet e mëparshme të Monitor, arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun vendas, nga burime të dukshme e të padukshme.

Nga burimet e padukshme është valuta e lartë që qarkullon, ku nga masivizimi i fenomentit të hashashit, një pjesë e të cilës hyn në treg. Një tjetër faktor i padukshëm, sipas ekspertëve është që me afrimin e zgjedhjeve kanë filluar shpenzimet zgjedhore, që këtë vit po kryhen edhe në valutë, duke rritur ofertën për euro.

Ndërsa nga burimet e dukshme janë rritja e të ardhurave nga turistët, gjallërimi i lehtë i remitancave, rritja e lehtë e eksporteve (megjithëse kjo e fundit ka ardhur nga eksportet që tregtohen në dollar, si psh nafta), apo dhe kërkesa për monedhën vendase nga disa kompani të mëdha që përgatiten të paguajnë taksat, si psh TAP.

Sot është data 11 dhe po afrohet data 14 e TVSH-së dhe data 20 e pagesës së sigurimeve, ku çdo muaj konstatohet forcim i lekut me afrimin e këtyre datave. Ekspertët e agjencive valutore pohojnë se ndërkohë bizneset kanë raportuar rënie të xhiros dhe po detyrohen të përdorin depozitat në valutë.

Një tjetër efekt është edhe ai psikologjik, ku një krizë besimi gjithnjë shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase.

Edhe Banka e Shqipërisë tha në raportin e sotëm të politikës monetare se forcimi i lekut në muajt e parë të vitit është i lidhur me ofertën e lartë për valutë në vend. /Monitor/

Paraardhëse

Dosja Fatos Lubonja/ Shkresa e komandës së kampit të të burgosurve në Spaç

Pasardhëse

I dërguari rus në BE pret ripërtëritjen e bashkëpunimit Rusi-BE

Pasardhëse

I dërguari rus në BE pret ripërtëritjen e bashkëpunimit Rusi-BE

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.