• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës, Kuvajti jep 12 milionë dinarë

3 May, 2016
në Ekonomi
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab do të mbështesë financimin e një segmenti të projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, që parashikon të nisë zbatimin gjatë këtij viti dhe do të përfundojë në fund të vitit 2019.

Komisioni i përhershëm i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese diskutoi të martën, projektligjin që synon miratimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Qeverisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e këtij projekti.

Punimet në rrugën e Lumit të Vlorës, në një gjatësi prej 94 km llogariten në një vlerë prej rreth 64 milionë USD. Huaja kuvajtiane prej 12 milionë dinarë kuvajtian (KD) ose rreth 40 milionë USD, së bashku me një kontribut të qeverisë shqiptare do të përdoret për financimin e rehabilitimit të segmentit Vlorë – Ura e Peshkëpisë -Ura e Laskos – Qeparo.

Projekti “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” është një projekt shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në nivel rajonal dhe lokal dhe me një impakt ekonomik dhe social të dukshëm.

Projekti do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të Qarkut të Vlorës

Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj, rikonstruksioni i kësaj rruge krijon një korridor të ri, i cili është më tërheqës, më i sigurtë dhe lehtësisht më i përshkueshëm se rruga ekzistuese që lidh Qarkun e Vlorës me jugun dhe veçanërisht me bregdetin jonian.

Nga ana tjetër, ky projekt do të mbështesë zhvillimit rural, që është shumë i rëndësishëm për komunitetin e Lumit të Vlorës nëpërmjet përmirësimit të aksesit te shërbimet për banorët e 60 fshatrave, reduktimit të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve, si dhe diversifikimin e ekonomisë
vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizmit.

Popullsia e zonës së Lumit të Vlorës arrin në mbi 40 000 banorë, që përbën rreth 16% të të gjithë popullsisë së Qarkut të Vlorës. Në këtë zonë ka më shumë se 60 fshatra me një dendësi të madhe popullsie dhe veçanërisht në moshë të re, që pritet të kenë një numër përfitimesh social-ekonomike dhe mjedisore nga zbatimi i këtij projekti.

li2Projekti do të kontribuojë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social të Qarkut të Vlorës nëpërmjet përmirësimit të shërbimit të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave, gjë e cila do të reduktojë kohën e udhëtimit dhe do të minimizojë koston e transportit, duke ndikuar gjithashtu në rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Punimet në këtë projekt

Projekti përfshin punime civile për rikonstruksionin e rrugës kryesore ekzistuese Vlorë-Peshkëpi-Qeparo, si dhe zgjerimin e saj duke e shndërruar në një rrugë me dy kalime me shpejtësi të rritur lëvizjeje. Punimet gjithashtu do të përfshijnë rehabilitimin e strukturave të drenazhimit dhe vendosjen e pajisjeve të sigurisë dhe ndriçimit në kalimet e këmbësoreve në qytetet kryesore, që shtrihen përgjatë rrugës.

Marrëveshja e huasë, ndërmjet Qeverisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, mbështetet në programin politik të qeverisë për “Qeverisjen Vendore” , “Zhvillimin urban, rural dhe rajonal”,  si dhe në Strategjinë Kombëtare për Turizmin 2014 – 2020.

Paraardhëse

Nishani konsultime me partitë politike për anëtarët e Kushtetueses

Pasardhëse

Kush është Alasdair Bell, njeriu që futi Kosovën në UEFA?

Pasardhëse
Alasdair Bell

Kush është Alasdair Bell, njeriu që futi Kosovën në UEFA?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Përplasje në Parlament, Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas...

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

11 September, 2025

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.