• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Reformë me shantazhe dhe kulisa

16 January, 2016
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Skandali i fundit, ku Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i zbuluar nga përgjimet e Prokurorisë si i përfshirë në një aferë korruptive me biznesmenin në hetim Kastriot Ismailaj, ka zgjatur më pak se ç’mendohej. Rasti i denoncuar nga gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion u bë menjëherë kryelajm i të gjitha mediave, të cilat e trajtuan si një çudi të rradhës, që shokoi mbarë opinionin publik. Megjithatë, kësaj rradhe, çudia zgjati më pak se 3 ditë. Të nesërmen askush nuk foli më për këtë, madje Meta vijoi të shfaqej si protagonist në zhvillimet politike mbi reformën në drejtësi, pa dhënë asnjë shpjegim mbi ngjarjen. Pati vetëm një reagim në derë të selisë së LSI-së nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Luan Rama, i cili kaloi në kundërsulm duke atakuar mediat e duke akuzuar gazetarët për prostitucion dhe kaq. Gjithçka u mbyll me pranimin e prostituimit nga vetë mediat që e shfaqën e gjithashtu e harruan lajmin e bujshëm.

Sikur asgjë të mos kish ndodhur, mediat u morën këto ditë me reformën në drejtësi, ku LSI shfaqet si garant i mundësive që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, duke kushtëzuar praninë e opozitës në hartimin e draftit. Askush nuk po merret më me skandalin. Asnjë investigim, asnjë përpjekje për t’i shkuar të vërtetës më tej (nuk pretendon kush për t’i shkuar deri në fund) dhe asnjë iniciativë për të kërkuar prononcime, në mënyrë që njerëzit të mësojnë diçka më shumë sesi qendron çështja. Zëre se s’u tha asgjë!

Gjatë këtyre ditëve u fol hapur se publikimi i skandalit ishte një shantazh nga Rama për ta detyruar Metën të ulë kokën e të pranojë verdiktin e qeverisë. Por, mesa duket, Meta është shumë më i fortë për t’u luhatur nga shantazhe të tilla, aq më tepër në një shoqëri të mësuar tashmë me skandale nga më spektakolaret, ndaj dhe plani u la në mes si një strategji që nuk funksionon. Loja po luhet tashmë në oborret e ambasadave dhe mediat janë përqendruar aty ku është topi. Gjithçka duket një skenar i njohur, si një film i stërparë që nuk ngjall asnjë kureshtje.

Por përtej ngjarjes në vetvete, ia vlen të ndalemi për të shtruar një pyetje. Cilado qoftë e vërteta – ndonëse gjithkush e kupton se si qendron ajo – çfarë reforme pretendojmë në drejtësi, kur shohim se cilët aktorë po punojnë për realizimin e saj? Si mund të pretendojmë një reformë në drejtësi, kur njëra palë synon të imponohet me shantazhe, ndërkohë që tjetra, ndonëse e zënë me presh në duar (fundja nuk e ka për herë të parë), e kalon lumin serbes, ndërkohë po kaq serbes vazhdojnë lojën e tyre vetë ata që e denoncuan? Si mund të pretendojmë se këta aktorë mund të detyrohen të jenë të përgjegjshëm përballë opinionit publik kur mediat kthehen në altoparlantë të këtyre sharlatanëve duke hapur e mbuluar skandale në shërbim të interesit politik të momentit?

Praktikisht tashmë është e qartë se reforma në drejtësi është një betejë për pushtet ku palët përleshen për ta pushtuar drejtësinë, në mënyrë që të mund ta përdorin atë në shërbim të padrejtësive të tyre. Mediat, kulisat, tryezat (formale dhe informale) e së fundmi edhe ndërkombëtarët nuk janë gjë tjetër vetëm se armë e logjistikë ushtarake në një konflikt ku interesi qytetar është krejtësisht jashtë vëmendjes. Siç duket qartë edhe nga përfshirja e aktorëve, është një betejë madje shumë më joparimore se sa lufta midis maxhorancës dhe opozitës, e cila do të ishte shumë herë më legjitime, duke qenë se prej saj konstruktohet rendi kushtetues. Kjo është një betejë brenda llojit, brenda vetë maxhorancës, së copëtuar në përplasjet e interesave korruptive, prandaj dhe është kaq e ashpër dhe prandaj edhe tërheq kaq shumë përkushtim.

Të gjitha këto nuk janë më lajm. Lajmi më i keq këtu është papërgjegjshmëria e mediavepërballë publikut të tyre, të cilat heshtin paturpësisht për gjëra ulëritëse, ndërsa ulërasin për gjëra aspak serioze. Nëse mediat do të bënin punën e tyre, vetë aktorët e këtij teatri të shëmtuar do të detyroheshin të ishin më seriozë e më të përmbajtur në paudhësitë e tyre. Skena është e kapur nga të katër anët, teksa presim të shohim tashmë se cilët duar do të kapin drejtësinë e dekompozuar të këtij vendi dhe në ç’masë do ta shtrëngojnë atë në funksion të interesave të tyre.

Marrë nga postbllok.com

Paraardhëse

Femrat e bukura nuk duhet të punojnë!

Pasardhëse

Kërcënon nga burgu 20-vjeçaren nga Tirana: Eja më tako në qeli

Pasardhëse

Kërcënon nga burgu 20-vjeçaren nga Tirana: Eja më tako në qeli

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.