Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, tha se nuk është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, por vetëm një dakordësi për të vënë disa rregulla loje për administrimin e zgjedhjeve.
“Nuk ka patur ndonjëherë marrëveshje, nuk ka marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje. Këtu bëhet fjalë për një dakordësi për të vënë disa rregulla loje. Nuk është e gjithë reforma zgjedhore po bëhet fjalë vetëm për administrimin e zgjedhjeve.
Janë çështja e KQZ-së e cila tani është ndarë, bën të njëjtin funksion por është ndarë në 3 pjesë dhe ato procedura që KQZ-ja i bënte më përpara, i bën dhe sot por thjesht ka ndryshuar struktura e saj.” tha ish deputeti Balliu.
Diskutime rreth kësaj post