• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reforma Zgjedhore! Ironizon keq Ralf Gjoni: S’ka idiot në Shqipëri që të besojë 3 infantilë, i uroj 1 Qershorin

1 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar reformën zgjedhore dhe sipas tij 3 aktorë po e mbajnë peng këtë reformë.

“E ardhmja e vendit është kapur peng nga interesa të lidhura me grupe të strukturuara kriminale, që duan të mbajnë në kontroll vendimmarrjen dhe politik bërjen në këtë vend. Ato sot përfaqësohen nga tre lojtarë infantil në Këshillin Politik, të cilëve unë gjej rastin t’i uroj 1 qershorin.

Duhet të kemi parasysh që ajo që po bëhet në Këshillin Politik dhe që duket se ka nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër veç se tymnajave apo kapsollave që hedhin ata fëmijët mistrecë nëpër lagjet e qyteteve të Shqipërisë. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe këta, për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes dhe thembra e Akilit që është ndryshimi i sistemit politik elektoral dhe depolitizimi i administratës dhe heqja e monopolit të përzgjedhjes së emrave në listat elektorale dhe hapja e listave zgjedhore me qëllim që qytetarët të zgjedhin deputetin që duan, jo listën e deleve të zgjedhur nga kryetari i partisë.

Ajo që po ndodh në fakt dëshmon dhe konfirmon më në fund hapur se ku fle lepuri. Shqiptarët e kanë më të qartë se kurrë se kush po e bllokon reformimin zgjedhor.

Shqiptarët e kanë të qartë kush po e bllokon Reformën Zgjedhore dhe paralelisht edhe implementimin e Reformës në Drejtësi. Unë besoj që të dyja janë të lidhura shumë ngushtë. Këto janë tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe fatkeqësisht me shumë dhimbje më duhet ta them edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila po mbyll gojën për atë kauz që në fund të fundit e përqafoi që në 2008.

Unë dje kam reaguar në darkë duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mi në Facebook, në rrjete sociale, duke i bërë pyetjen më të thjeshtë që ka sot çdo shqiptar i pavarur dhe i ndershëm dhe që don një ndryshim në këtë vend. A ka mbetur më idiotë që të besojë se këta tre individë, që janë futur në Këshillin Politik mund të jenë të sinqertë për t’i siguruar lirinë e votës qytetarëve shqiptar”, u shpreh Gjoni.

Paraardhëse

SHBA i bëri thirrje të tërhiqen nga kushtet e reja! Opozita bën lëvizjen e radhës, kjo është kërkesa ndaj Këshillit Politik për nesër

Pasardhëse

Moti merr kthesë! Sinoptikanja jep parashikimin për ditët në vazhdim: Nuk ka plazh deri këtë muaj

Pasardhëse

Moti merr kthesë! Sinoptikanja jep parashikimin për ditët në vazhdim: Nuk ka plazh deri këtë muaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.