• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Reforma zgjedhore, debatet për listat e hapura

19 October, 2016
në Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI) për aplikimin e listave të hapura në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm nuk mbështetet nga dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Propozimi i kësaj force politike, që pritet të diskutohet në komisionin e reformës zgjedhore, synon demokratizimin e sistemit parlamentar në vend. Kryetari i LSI-së Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Kuvendit, e ka mbështetur formulën e listave të hapura, qe e bën të pashmangshme demokratizimin e partive, pasi krijon lidhjen e qytetarit me votuesin.

Megjithë vështirësitë që mund të ketë aplikimi i kësaj liste shpreh mbështetjen e plotë për të, thotë Meta.

Ndërsa per kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili ideja e listave të hapura synon që zgjedhësit gjithnjë e më shumë të jenë të ndërgjegjshëm se kë zgjedhin dhe kush do t’i përfaqësojë.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, duke kundërshtuar këtë propozim gjykon se listat e hapura do të shkaktonin kaos dhe rrëmujë brenda partive. “Duket si demokratike, por është rrëmuja dhe kaosi më i madh”, thotë ai.

Ndërsa bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore Taulant Balla nuk e konsideron një ide të mirë hapjen e një diskutimi për listat e hapura apo të mbyllura, pasi sipas tij vetëm pas 3 ose 4 procesesh zgjedhorë kjo çështje mund të shtrohet për diskutim.
“Listat e mbyllura garantojnë një proces shumë të rregullt. Ky është një element teknik, por ka plot të tjerë që e hedhin poshtë propozimin për të pasur lista të hapura“, thotë Balla.
Nga opozita, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani e konsideron ‘një tymnajë’, debatin për lista te hapura apo të mbyllura deputetësh. Lista e hapur, sipas tij, ka probleme me menaxhimin e sistemin zgjedhor. Ne na duhet sistem sa më i thjeshtë që qytetarët të votojnë sa më thjesht.
Partite e vogla, nga ana e tyre, e mbështesin fort aplikimin e formulës së listave të hapura, të cilat edhe më pare janë shprehur në mbështetje të tij.

Çfarë janë listat e hapura?

Sipas modelit proporcional, përmes listave të hapura votuesi ka mundësi të shënojë një ose më shumë kandidatë që preferojnë në listën për deputetë që ka secila nga partitë. Pas numërimit të votave të partive dhe ndarjes së mandateve në bazë të rezultatit, vazhdohet me numërimin e votave të kandidatëve. Nëse një subjekt politik siguron tre mandate, deputetë bëhen ata kandidatë që janë votuar më shumë nga populli, pavarësisht renditjes që kanë pasur në listat e firmosura nga kryetarët e partive të tyre.

Paraardhëse

Paragjykimet antishqiptare

Pasardhëse

VIDEO SKANDAL / Nuk pranoi ta puthte në faqe, ja ku e puth prezantuesi pa dëshirën e saj

Pasardhëse
ta puthte

VIDEO SKANDAL / Nuk pranoi ta puthte në faqe, ja ku e puth prezantuesi pa dëshirën e saj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.