• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reforma Territoriale, deputetja e PD-së zbulon 4 problematikat e ndarjes aktuale

13 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka nisur punën për propozimet e saj sesi duhet të jetë harta e re e vendit. Dhurata Çupi ka folur ditën e sotme në një emision televiziv thotë se opozita do të fokusohet mbi 4 problematikat që ndarja aktuale i thelloi, ku më kryesorja është largimi i shërbimeve nga qytetarët.

“Kemi një varësi ndaj pushtetit qendror, kemi ndarje më të thelluar mes fshatit dhe qytetit, nuk ka shërbim afër qytetarit dhe atë që quhet autonomia vendore, ne sot nuk e kemi. Këto janë 4 shtyllat mbi të cilat do të punojmë, për një reformë që do t’i shërbejë qytetarëve”- tha Çupi.

Ende nuk ka një draft propozimesh se sa duhet të jetë numri i bashkive, por më shumë sesa kalkulimet elektorale, për Çupin, ndarja e re duhet të reflektojë shqetësimet e njerëzve.

“Reforma e 2014 ka patur një qasje të qartë të ndarjes me preferenca politike, mjaftojmë të krahasojmë qarqe me më shumë votues të djathtë ose të majtë. psh Kukësi ndonëse ka më shumë popullsi se Gjirokastra, ka më pak njësi vendore, por si ky krahasim ka dhe qarqe të tjera. Sigurisht që ne do të përfaqësojmë edhe interesat politike të Partisë Demokratike, por qëllimi kryesor është tu japim shqiptarëve një reformë të gjithëpranuar”- u shpreh Çupi.

Për këtë, PD thotë Çupi do të nisë së pari konsultimet në terren. Por sa e vështirë do të jetë kur demokratët ende po vuajnë pasojat e një krize të brendshme?

“Unë nuk do të isha e vërtetë nëse do thoja se çdo gjë shkon vaj, asnjë problematikë nuk ka, është e pranuar që PD ka një ngërç por unë do mundohem ta ndaj ngërçin politik të PD me atë që kërkojnë qytetarët dhe demokratët. Patjetër që do të kemi konsultime me të gjitha grupet, krerët e degëve, grupet e interesit.”– tha Çupi.

Në këtë pikë, një përgjigje ka edhe për deputetët e grupit Berisha, që akuzuan se anëtarët e pakicës në Komisionin për Reformën territoriale, nuk përfaqësojnë të gjithë opozitën.

“Komisioni ka në përbërje ish kryetarë bashkish që e njohin mirë terrenin, me ekpseriencë të gjatë në drejtimin e bashkive. Mendoj se është një grup shumë i mirë me deputetë dinjitozë, me eksperiencë e me vizion”– u shpreh deputetja demokrate.

Komisioni i reformës administrative u kërkua nga Partia Demokratike, ndërsa të enjten parlamenti miratoi përbërjen e tij. Komisioni është bipartizan , dhe ka në përbërje18 anëtarë. Synimi kryesor është që ndarja e re të aplikohet në zgjedhjet vendore të 2023. Harta aktuale administrative është miratuar më 31 korrik 2014 ndërsa e ndau Shqipërinë në dy nivele të njësive të qeverisjes vendore 12 Qarqe dhe 61 bashki.

Paraardhëse

Shqipëria pjesë e mbrojtjes civile të BE-së, Rama i dorëzon kërkesën komisionerit për menaxhimin e krizave

Pasardhëse

Situata e zjarreve në vendin tonë, komisioneri i BE: Gati t’ju vijmë në ndihmë

Pasardhëse

Situata e zjarreve në vendin tonë, komisioneri i BE: Gati t’ju vijmë në ndihmë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.