• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reforma në drejtësi tremb LSI, Petrit Vasili shpërthen në akuza dhe kritika ndaj SPAK, i kërkon llogari për hetimet

8 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat ka hedhur akuza në drejtim të SPAK. Ai rendit një sërë çështjesh dhe kauzash për të cilat duhet të kishte folur drejtësia e re shqiptare, ndërsa sipas tij, SPAK ka heshtur në disa raste dhe kjo ngre pikëpyetje të mëdha.

Vasili ka hedhur akuza edhe në drejtim të qeverisë, duke thënë se qeveria po vjedh paratë e shqiptarëve pavarësisht problemeve që ka vendi për shkak të pandemisë dhe tërmetit.

“Sot jemi përpara disa fakteve të tmerrshme, fakteve që ulërijnë e për të cilat drejtësia e re nuk lëviz gishtin para pak ditësh është denoncuar një aferë e tmerrshme, ku paratë e qeverisë trajtohen si para xhepi të saj dhe ku qeveria nuk sillet si administratore, por si grabitqare. Ku ajo merr paratë nga një projekt i caktuar, i kalon si i do qejfi nga një krah tjetër, merr kredi dhe hua, pavarësisht se është një Shqipëri me probleme shumë të rënda pas tërmetit dhe pas pandemisë dhe qetësisht i kalon nga një rrugë te tjetra. Nuk lëviz as gishtin SPAK, ndërkohë që këto fakte i dinë të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se SPAK duhet të veprojë kur faktet janë bërë publike, ndërsa akuzoi SPAK se nuk po heton dhe as nuk po dënon ata që vjedhin. Vasili vijoi më tej duke thënë se në këtë rast këto organe vendosen jo në shërbim të popullit, por kundër popullit.

“Çfarë prek ky SPAK-u i famshëm kur faktet ulërasin. Llogaritë e Shqipërisë po bllokohen nga EUROPOL-i në Austri e gjetkë në të gjitha anët, faktet buçasin. Boll SPAK u more me korrupsionin 20-30 mijë lekësh. Mos hetosh, mos paditësh, mos dënosh ata që grabisin miliarda nga paratë e popullit dhe i trajtojnë ata si miliardat e xhepit të tyre, do të thotë që edhe këto organe drejtësie kthehen dhe vendosen kundër popullit, sillen armiqësisht kundër tij. Sepse populli i paguan nga xhepat e tij, sepse nuk i paguan qeveria, por vetë populli, që të mbrojnë ligjin dhe të drejtën”, theksoi Vasili.

Sakaq, nënkryetari i LSI-së u shpreh se fakti që përpara drejtësisë nuk ka asnjë zyrtar apo ministër do të thotë sipas tij se drejtësia në këtë vend nuk funksionon. “Mos pasja e asnjë zyrtari, asnjë ministri dhe as të vet kryeministrit përpara drejtësisë është provë e një drejtësie e cila funksionon për të mbyllur korrupsionin, për të mbajtur gjallë pandëshkueshmërinë, për të krijuar dekurajim para shqiptarëve”, tha nënkryetari i LSI.

Paraardhëse

”Kemi edhe një sfidë”, Ylli Manjani bën deklaratën e papritur

Pasardhëse

Nga Ankaraja në Athinë, Rama niset i vetëm me avion drejt Greqisë! Çfarë pritet?

Pasardhëse

Nga Ankaraja në Athinë, Rama niset i vetëm me avion drejt Greqisë! Çfarë pritet?

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.