• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Reforma në drejtësi, BE do të dërgojë mision monitorues

8 February, 2016
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Raporterët për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein,  anë takuar pasditen e sotme me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimit, se bashku me Kryetarin e Kuvendit, Meta, dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Meta në fjalën e tij tha se, “do dëshiroja t’i falenderoja eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan për kontributin që kanë dhënë për të moderuar debatin politik në vend dhe normalizuar jetën parlamentare. Doja t’i falenderoja, në mënyrë veçantë per nxitjen që i kanë dhënë konsensuesit, kompromisit për të çelur të ashtuquajturin proces të dekriminalizimit, për të cilin parlamenti u shpreh në mënyrë unanime dhe ligji tashmë ka hyrë në fuqi. Proçesi vazhdon edhe nëpërmjet konsensusit, ligji do të ketë efektet e tij dhe kjo është një arritje e rëndësishme”.

“Gjatë takimit me eurodeputetet ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit, Leskaj, Spaho dhe Idrizi, me  të cilët folëm për reformat në vend dhe mënyrë të veçantë per përparimin e mëtëjshem te reformës në drejtësi, te cilën e konsideruam jo të nevojshme, por të domosdoshme për të arritur një standard shumë më të lartë për funksionimin e shtetit ligjor në vend dhe sidomos, ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha kryetari i Kuvendit.

“Diskutuam per çeshtje që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit, që kanë të bëjnë me procesin e integrimit europian dhe në këtë drejtim falenderoj Parlamentin Evropian dhe dy grupet e Partisë Popullore dhe Partise se Socialistëve e Demokratëve për vemendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që i japin vendit tonë dhe pa dyshim edhe dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, për kontributin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë te tyre, që na bëjnë edhe ne përgjegjës për angazhimet tona”, tha Meta.

konf-shtypi-Meta Foto Agim Dobi (2)Eurodeputeti Knut Fleckenstein në fjalën e tij tha se “ne kemi ardhur në Shqipëri pas miratimit të  ligjit te dekriminalizimit, kemi ardhur të krijojmë një panoramë apo një ide se si mund të ndihmojmë vendin. Ne jemi të kënaqur me progresin e arritur dhe presim opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Më duhet të them se ajo që na nevojitet është një qasje e përbashkët në mënyrë që jo vetëm të miratohet, por të ketë impaktin e duhur për reformat në vend”.

“Unë jam i kënaqur me ato që kam dëgjuar sot nga kryetari i parlamentit Meta, nga kryeministri Rama si dhe Basha dhe besoj që na kanë bindur se ekziston dëshira për të gjetur një zgjidhje dhe ky do të jetë hapi i parë pastaj do të shohim gjërat konkrete kur të vijë opinioni nga Komisioni i Venecias, do shohim problemet për t’i zgjidhur dhe cuar përpara. Kësaj jave kemi mundësi të lexojmë edhe raportin tim në Parlamentit Evropian për Shqipërine, por dua të them se në atë raport dëshiroj t’i sugjeroj Komisionit se pas miratimit të reformës në drejtësi, Komisioni Europian të bëjë të qartë dhe të ndjeke nga afër se cfarë po ndodh me reformën në drejtësi, pasi ne dhe ju kemi nevojë për këtë gjë, sepse duhet si të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar, prandaj duhet një reformë e mirë në drejtësi qe nuk behët për askënd, por në radhë të parë për shqiptarët”, tha  Fleckenstein.

konf-shtypi-Meta Foto Agim DobiMë pas, Eduard Kukan u shpreh se “Qëllimi i vizitës në Tiranë është trasparent dhe ne jemi këtu se jemi miqte tuaj dhe kemi ardhur këtu për të biseduar me politikanë tuaj se çfarë asistence duan”.

“Ne erdhëm me parë në Shqipëri për të ndihmuar që të miratohej ligjin për dekriminalizimit, ndërsa sot kemi ardhur për të parë se si po ecet për reformën në drejtësi. Po ashtu, kemi ardhur për të dëgjuar udhëheqësit tuaj dhe cilat janë pozicionet e tyre e që të ndihmojmë për reformën në drejtësi, një reformë shumë e domosdoshme dhe është në mënyrë absolute e domosdoshme që Shqipëria të eci përpara në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është vend kandidat dhe ne kërkojmë qe vetë Shqipëria të ece përpara dhe më e rëndësishmja është që ajo të bëjë reformën në drejtësi”, tha Kukan.

Gjithashtu, Eduart Kukan theksoi se “që Shqiperia të çelë negociat e anetarësimit ka ca pritshmëri të caktuara dhe më e rëndësishmja është ajo që ka të bëjë me reformen në drejtësi. Ju lutem mos harroni se Parlamenti Europian kërkon angazhimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne e duam Shqipërin në negociata me Bashkimin Europin dhe ashtu si vendet fqinje dëshirojmë edhe për Shqipërinë. Në fakt  e thame se reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe ne i dëgjuam drejtuesit politikë në Shqipëri. Sepse në fund të fundit, përgjegjësia është te politikanët shqiptarë qe të miratojnë reformën në drejtësi”.

Paraardhëse

Mustafa: Të hiqet dorë nga dhuna

Pasardhëse

Blushi: Ja 10 shkeljet e statutit dhe të ligjit

Pasardhëse

Blushi: Ja 10 shkeljet e statutit dhe të ligjit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.