• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Reforma në Drejtësi, asnjëherë s’do jetë e plotë

9 November, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ben Andoni

Ekziston një lloj pritshmërie e madhe tek publiku ynë sipas të cilës “Reforma në Drejtësi” do të zgjidhë shumë probleme, që lidhen me shtetin e të drejtës. Kjo është e vërtetë nëse do të funksiononte si e tillë. Më qartë, kur të dyja palët e politikës duhet të kishin ulur kokën dhe pas dy vitesh llafologjie të na jepnin produktin e parë të kësaj reforme. Prej vitit 2015 kemi vetëm fjalë dhe potere bajate. Artikulues të ndryshëm, thjesht, po humbasin në një luftë pa kompromis sa i përket akuzave ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë që të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, simbolika e tashme e MAFIA-s shqiptare, e vendosur në shënjestër prej të huajve, sidomos Komisionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës amerikane në Tiranë investuar edhe me titullarët e tyre, po presin të qetë hapat e mëtejshme ndaj tyre. Me shumë gjasë asgjë e madhe nuk do ndodhë. Kuptohet se pritshmërinë më të madhe e kanë njerëzit e thjeshtë, që kanë probleme pronash të pazgjidhura, më saktë të zhvatura dhe certifikuara nga Drejtësia shqiptare; shumë qyqarë që janë burgosur për pako gjëra; e jo më pak biznesmenë vendas e të huaj që rropaten në pyllin e burokracisë.

E përsërisim se asgjë nuk do ndodhë dhe fakti është ngaqë shihet se pak po shqetësohen njerëzit e drejtësisë dhe të politikës për pasojat ndaj tyre. Zakonisht gjërat apo mjedisi ndjehet dhe nuk shikohet. Dhe, njerëzit e Drejtësisë e Politikës janë njësoj të qetë. Përveç një lloj pune të përbashkët që po bëjnë ta zvarrisin Reformën me të gjithë makinacionet e tyre, shtuar me zgafellet sesi po manovrojnë vetë njerëzit e ligjit dhe përfoljen e kësaj reforme.

Është e vërtetë që një Reformë e mirë e Drejtësisë mund ta transformojë krejtësisht shoqërinë shqiptare, porse e vërteta është se janë njerëzit e saj, që duhet të ndryshojnë fillimisht. Dhe, pa paragjykuar pjesën më të madhe të sistemit, korrupsioni është i tillë në Drejtësi saqë ky sistem thjesht do mund të prekë një pjesë të vogël, por kurrsesi thelbin e korrupsionit të tij. Në një farë mënyre, me këtë sistem të sotëm, reforma thjesht mund të axhustojë por kurrë të ndryshojë.

Më shkurt, një reformë e vërtetë nuk bëhet me akuza në parlament dhe me shpallje drejtësie prej politikanësh dhe as me angazhimet vullnetmira të ambasadorëve, por ajo fillon që nga çdo punonjës i Drejtësisë, që nga ai më i ulëti dhe deri në kupolën kryesore. Në momentin, që krijohet klima dhe këta punonjës do kenë modele respekti apo do mbjellin të tillë, atëherë ajo do të bëhet e prekshme dhe ndoshta plot besim për qytetarët e Shqipërisë. Por, ç’ndodh? Sot e kësaj dite, njerëzit e thjeshtë pas çdo gjyqi mendojnë sesi ua kanë hedhur, paçka çështjes dhe në fund pothuaj në masë e kanë një përgjigje të njëjtë: Po do të ankohemi te Ambasadori amerikan!

Dhe, “Peshqit e mëdhenj” aleatë të kësaj gjëndje ndaj ndjehen kaq të patrazuar dhe sot e menaxhojnë të qetë këtë vend, ku fuqitë e monopoleve të tyre e kanë kapur për fyti prodhimi vendas, kurse i ka bërë shqiptarët e thjeshtë që nga ata më të rinjtë, të kenë vetëm një zgjidhje: ikjen jashtë vendit. Mbase procedurat e anëtarësimit në BE dhe detyrat që do të përmbushim do të na bëjnë ta zvogëlojmë disi këtë korrupsion të frikshëm, por kur shikon vetë Italinë, Kroacinë dhe Rumaninë atëherë ti e kupton se lufta me të keqen është luftë e vetë jetës dhe pothuaj e humbur. Kur mendon specifikën shqiptare, atëherë e kupton se Reforma në Drejtësi kurrë nuk do të jetë e plotë, paçka se shumë besojnë që SHBA dhe BE-ja do të investohen totalisht për ta çrrënjosur të keqen e madhe, që lidhet me Sistemin e drejtësisë shqiptare. E keqja do ndryshojë kur ne vetë do të mundim të keqen brenda vetes sonë.

Paraardhëse

Dilemat e Edi Ramës si viktimë e shtypit!

Pasardhëse

Hyseni: Vetëm një interpretim se kur mbaron mandati i Llallës

Pasardhëse

Hyseni: Vetëm një interpretim se kur mbaron mandati i Llallës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.