• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Reforma, ministri gjerman për Europën: Kaloni Vetting-un

21 December, 2016
në Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Michael Roth, ministri i gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës, i këshillon si qeverisë ashtu edhe opozitës që të ndërmarrin në mënyrë të përgjegjshme rolin e tyre konstruktiv në zbatimin e ligjit të Vetting-ut.

Në një intervistë për Top Channel, Roth thotë se shteti ligjor dhe pavarësia e drejtësisë janë kolonat e Bashkimit Europian, ndaj edhe Vetting-u është i rëndësishëm për ecjen e Shqipërisë  në rrugën e integrimit.

Top Channel: Zoti Roth, cili ka qenë qëndrimi i Gjermanisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm?

Michael Roth: Gjermania është në fakt një partner mjaft i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e integrimit të vendit tuaj drejt Bashkimit Europian. Ne me keqardhje konstatuam që në Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Europian nuk mundëm të gjenim konsensusin. Në fakt, bllokada u bë nga një shtet, Austria dhe ne për fat të keq nuk ia dolëm dot që ta kapërcenim atë, por kjo nuk ka të bëjë aspak me Ballkanin perëndimor apo Shqipërinë. Për fat të keq nuk arritëm të dilnim në konluzione të përbashkëta, pasi pati këndvështrime të ndryshme lidhur me Turqinë. 27 vende anëtare që mendonin në një mënyrë dhe një vend në një mënyrë tjetër, mirëpo për këtë qëndrim nevojitet unanimiteti. Por unë kam ardhur me shumë kënaqësi në Tiranë, pikërisht për të shprehur edhe njëherë vlerësimin tim lidhur me hapat e mëdha reformativë që ka ndërmarrë Shqipëria këtë vit, në mënyrë të veçantë ajo që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është një hap mjaft i rëndësishëm në rrugën e vendit tuaj drejt Bashkimit Europian. Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë po me këtë vendosmëri dhe entuziazëm në rrugën e reformave, jam plotësisht optimist që ne, në momentin më të parë të mundshëm do të hapim në mënyrë zyrtare bisedimet e anëtarësimit.

Top Channel: Zoti ministër, a ka një diferencë qëndrimesh nga qeveria gjermane dhe Bundestagu, nisur nga deklaratat e kancelares Merkel dhe deputetit Krichbaum që erdhi në Shqipëri dhe vuri 7 përparësitë?

Michael Roth: Unë këtu përfaqësoj pozicionin e qeverisë federale, i cili është një dhe i bashkuar. Është pikërisht shprehja e respektit për reformat dhe progresin e arritur në Shqipëri në këtë periudhë dhe Gjermania është një partner i ngushtë i Shqipërisë në këtë drejtim dhe në këto përpjekje. Pikëpamjet e veçanta të deputetëve të veçantë, të partive të veçanta, sikurse mund të jetë edhe CDU-ja, nuk do duhej të mbivlerësoheshin.

Top Channel: Të enjten Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për Vetting-un, për të cilin të gjithë thonë se është një ligj shumë i rëndësishëm. Cilat janë pritshmëritë e Gjermanisë për këtë vendim?

Michael Roth: Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë në këtë drejtim. Komisioni i Venecias ndërmori, sikruse e dimë, verifikimet e nevojshme të cilat u përmbyllën në mënyrë pozitive, ndaj unë do të thosha që zbatimi i ligjit të Vetting-ut do të duhej të niste pa vonesë. Unë mund t’iu këshilloj të gjitha palëve, sikurse qeverisë ashtu edhe opozitës parlamentare, që të ndërmarrin në mënyrë të përgjegjshme rolin e tyre konstruktiv në zbatimin e këtij ligji, pasi shteti ligjor dhe në mënyrë të veçantë pavarësia e drejtësisë janë kolonat thelbësore dhe kryesore të sistemit të vlerave demorkatike që dhe Bashkimi Europian përfaqëson. Dhe në këtë kontekst do duhej të fillohej sa më shpejt me ligjin e Vetting-ut, i cili luan një rol qendror në këtë drejtim. Unë personalisht jam optimist për këtë.

Paraardhëse

Votimi Vetting-ut/ Kushtetuesja, një rast për të mos penguar të pakthyeshmen!

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 22 dhjetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte 22 dhjetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.