• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Reciprociteti Kosovë-Serbi, Milaim Zeka: Albin Kurtin do ta kishte zili edhe Enver Hoxha

1 October, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Edhe Enver Hoxha do ta kishte zili Albin Kurtin për demagogjinë e tij”. Kështu u shpreh sot analisti Milaim Zeka teksa fliste për reciprocitetin Kosovë-Serbi. Sipas Zekës dërgimi i forcave speciale në veri të Kosovës ishte aventura e fundit e Albin Kurtit, pasi siç u shpreh ai nuk u dërguan për të zhbllokuar urën, por për “çështje banale si targat e makinave, marrëveshje që është bërë nga qeveria e Isa Mustafës në 2016-ën”.

Intervista e plotë:

Pyetja: Z. Zeka çfarë pritet pas marrëveshjes që dy shtetet kanë arritur në Bruksel, për shtensionimin e situatës?

Zeka: Nëse do filloja me frazën madhore të Kurtit që Serbia do mësohet me reciprocitetin, mund të them që i vetmi reciprocitet që është vendosur ishte vendimi i Haradinaj për mallrat serbe që hynin në Kosovë. Edhe atëherë kam qenë kritik deri në rrëzimin e qeverisë Haradinaj për shkak të presionit të Ëashingtonit. Reciprociteti nuk ekziston as në Berlin sepse edhe Gjermania është e varur nga SHBA që siguron sovranitetin në raport me Rusinë. Kurti i cili ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujesë, kundër bombardimeve të NATO-s, kundër paktit të Ahtisarit, ka mohuar flamurin e Kosovës, bëri aventurën e tij të fundit dhe dërgoi forcat në veri të Kosovës jo për të zhbllokuar urën, por për një çështje banale si targat e makinave, marrëveshje që është bërë nga qeveria e Mustafës në 2016-ën. Këtë Kurti e ka bërë vetëm për shoë mediatik duke i krahasuar policët me pijanecët.

Pyetja: Z. Zeka a mund të themi se Kosova për herë të parë vendosi pushtet në të gjithë territorin pas vendosjes së reciprocitetit? A është ky një pushtet real që pas pavarësisë së Kosovës?

Zeka: Pushteti nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në duart e askujt në veriun e Kosovës. I pari një njeri që ka dërguar forcat speciale në veri ka qenë Thaçi dhe zhbllokoi të gjitha barrikadat. Ai ka arrestuar politikanë të nivelit të lartë serbë dhe në atë kohë Kurti tallej me aksione të tilla. Për të njëjtat tabela që po lufton Kurti sot thoshte dikur se ishte demagogji. Si në Shqipëri dikur që njerëzve iu deshën 50 vite për të kuptuar demagogjinë e Enver Hoxhës, do duhen për të kuptuar Kurtin. Ky njeri është binjak i Enver Hoxhës, edhe ai do e kishte zili demagogjinë e tij.

Pyetja: Po rolin e Shqipërisë dhe qëndrimin e Kryministrit Rama në vizitën e tij zyrtare në Kosovë si e patë në situatën e tensionuar mes 2 vendeve?

Zeka: Rama ka mundësi që ka bërë 1 milionë gabime brenda Shqipërisë. Rama është Erdogan brenda Shqipërisë. Por aq sa unë e ndjek politikën e Shqipërisë Rama nuk ka bërë asnjë gabim në politikën e jashtme. Kritikan për Ballkanin e Hapur janë demagogji dhe luftë politike. Rama takoi Kurtin në postin e kryeministrit. Kosova kurrë nuk ka qenë në armiqësi me Shqipërinë. Kurti ka më shumë fobi Ramën se sa Vuçiç-in. Absurditeti i Kurtit në Raport me Ramën e çoi deri në shkallën që refuzoi vaksinat. Kurti do duhej që mbledhjen e parë ta mbante me qeverinë e Shqipërisë dhe jo me MV. Ajo që më shqetëson është se qarqet pro serbe kanë dashur që përmes politikanëve të Shqipërisë të godasin Shqipërinë. Unë e shoh Tiranën si nyje lidhëse për Kosovën.

Pyetja: Z. Rama ka ripërsëritur edhe nga Prishtina se ‘’Ballkani i hapur’’ është e vetmja mundësi për të ardhmen.

Zeka: Rama nuk është shprehur aq sa unë kam lexuar që është e vetmja e ardhme por që është një nga atostradat që të fut në BE. Po të ishte Ballkani i hapur kundër MV, kundër Shqipërisë NATO nuk do ti lejonte SHBA. Ideja e shkëmbimit të territoreve është hedhur në fillim nga Ibrahim Rrugova dhe Rexhep Qosja. Pse Kurti ju merr pjesë në forume dhe të thotë që është i keq për Kosovën. Këta nuk thonë që është i keq por ideja ka ardhur nga Rama e Vuçiç atëherë është e keqe, kjo është fobi.

Paraardhëse

Rama zbulon detaje nga takimi me Borell, tregon shtetin që ka marrë ‘peng’ Shqipërinë

Pasardhëse

Mou i besoi Kumbullës, qendërmbrojtësi rikthehet titullar por mediat i “tërheqin veshin”

Pasardhëse

Mou i besoi Kumbullës, qendërmbrojtësi rikthehet titullar por mediat i “tërheqin veshin”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.