• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon Marin Mema pas prishjes së teatrit: Nuk u ngopët, për faj tuaj shqiptarët po përçahen gjithmonë e më shumë

17 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në orët e para të mëngjesit fadromat e bashkisë kanë prishur fasadën kryesore të Teatrit Kombëtar. Ndërhyrja është bërë rreth orës 04 e 30 të mëngjesit ndërsa forca të shumta policie kishin rrethuar paraprakisht godinën e teatrit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari Marin Mema i cili në profilin e tij në Facebook thotë se prishja e teatrit nuk ishte e domosdoshme në këtë periudhë, njofton Lajme.al

Postimi i plotë i Marin Memës në Facebook:

“Nuk dua të bëj as ekspertin, as inxhinierin, as të mbroj një palë apo një tjetër, as të bëj gjithollogun e as të mbaj leksione për vlerë e historinë, por nuk e kuptova aspak këtë ngut të ethshëm për prishjen e teatrit. A kemi nevojë për një teatër të ri ? Patjetër. A duhej me çdo kusht të prishej i vjetri ? Sigurisht që jo. Jemi në një situatë të vështirë post tërmetit me mijëra familje ende në çadra, me një ekonomi buzë greminës prej Covid19 e arsyesh të tjera, po atëherë përse duhej një kosto tjetër ? Një teatër i ri kombëtar është i mirëpritur nga artistët, një vlerë e shtuar për kryeqytetin dhe për çdo qytetar. Tirana për fat ka ende hapësira ku mundet të ndërtohet një i tillë modern pa patur nevojë të zhdukë të vjetrin, e po kështu pa “falur” tek privati kulla marramëndëse në territorin e sotëm të tij. Ky është në fakt thelbi. Edhe sikur ta lëmë çdo grahmë histori, çdo nostalgji apo emocion, mjafton të analizohej kjo anë tjetër për të kuptuar se gjërat mund të bëhen ndryshe. Përse duhej një përplasje e re ? Përse duhet që për gjithçka zgjidhje të parë të kemi shkatërrimin ? Përse është kaq e vështirë të mbahen minireferendume dhe qytetarët të vendosin ? Përse gjërat duhet ti bëjë politika dhe jo njerëzit fushës ? Sot asnjë prej aktorëve, idhujve tanë nuk ka shpëtuar nga gjykimi, nga fjalët e tepruara që kanë shkruar i madh e i vogël, e mjaft prej tyre që janë gati të ndajnë edhe artin, kulturën, trashëgiminë, madje edhe Shqipërinë, për interesat e tyre. Kauzën e ngjyrosën, e sot shumë e shohin si një debat politik, kur në fakt nuk duhet të ishte i tillë. E kjo u bë vetëm për faktin për të mos lejuar profesionistët e vërtetë, aktorët tanë, profesorët e nderuar, akademikët, ata të pangjyerit të diskutonim projektet e të vendosnin atë që është më e mirë për ta e jo për politikën e të gjitha anëve që nuk u fry dhe nuk u ngop kurrë. Në fund ju pajtoheni e përqafoheni prapë, ndërsa shqiptarët ndahen e përçahen për faj tuaj gjithmonë e më shumë”.-përfundon Mema.

Paraardhëse

Prishja e Teatrit, Krasta: Operacion ushtarak skandaloz, brutal, mafia ka paguar kaparin

Pasardhëse

‘Izolohet’ Tirana, si e përdori Rama koronavirusin për të prishur Teatrin dhe demokracinë

Pasardhëse

'Izolohet' Tirana, si e përdori Rama koronavirusin për të prishur Teatrin dhe demokracinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.