• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon Gazmend Bardhi për mandatin e Olta Xhaçkës: Është për të ardhur keq

24 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me disa lajme të rreme të shpërndarë në disa media online.

Postimi i plotë në facebook:

“Është për të ardhur keq që disa media online keqinformojnë publikun për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk e di nëse e bëjnë nga padituria apo shërbejnë si mercenarë lajmesh të rreme, por di të them që ka shumë baltë, shpifje dhe ligësi ndaj deputetëve të PD që ndoqën të vetmen rrugë të duhur kushtetuese për të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese ka 7 vjet që ka vendosur standardin kushtetues lidhur me çështjet e mandatit të një deputeti. Në vendimin 7/2016 (precedenti Koço Kokëdhima) kjo gjykatë në një vendim interptetues të saj (që konsiderohet normë kushtetuese) ka theksuar: “12. Në përfundim, Gjykata vlerëson se kërkuesi, një e pesta e deputetëve, si një nga subjektet e parashikuara në nenin 134 të Kushtetutës, nuk legjitimohet t`i drejtohet drejtpërdrejt Gjykatës për të kërkuar konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit. Në të tilla raste, në pajtim me pikën 4 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata mund të vihet në lëvizje vetëm me vendim të Kuvendit.”.

Pra, çështja e shqyrtimit të mandatit në Gjykaten Kushtetuese ndodh VETËM me vendim të Kuvendit. Për pasojë E VETMJA rrugë kushtetuese për të çuar përpara këtë çështje është kërkesa që GJK të detyrojë Kuvendin për të dërguar çështjen në GJK. Është e njëjta rrugë që është ndjekur në rastin e Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt, Rakip Sulit, etj.

Vendimet e GJK e konfirmuan kërkesën e drejtë të disa deputetëve të PD, mes të cilëve isha dhe unë, duke rrëzuar një tjetër kërkesë, që edhe një student i vitit të parë juridik e kupton se është një tentativë për ta varrosur çështjen, duke kërkuar atë për të cilën GJK ka 7 vjet që e ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare. Ky është i njëjti grup që refuzoi t’i bashkohej kërkesës sonë për komisionin hetimor për investimet strategjike!

Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe duan të mësojnë të vërtetën, me vendimin dhe me zbardhjen e tij ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka rikonfirmuar qëndrimin e saj të mbajtur në disa vendime, duke filluar që në vitin 2016. Kjo do të thotë se ne, 14 deputetët që ndoqën rrugën e duhur kushtetuese, i shërbyem interesit publik për t’i shkuar deri në fund çështjes së mandatit antikushtetues të Olta Xhaçkës.

Uroj që Gjykata të mbetet e pandikuar edhe në vendimin final për t’ia hequr mandatin ministres që përdor pushtetin politik për të përfituar pasuri publike.”-shprehet Bardhi.

Paraardhëse

Ahmetaj po lihet jashtë Partisë Socialiste? ‘Shpërthen’ keq pedagogu: Ashtu i pafsha

Pasardhëse

Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme nëse aleatët tanë bëjnë “detyrat e tyre”

Pasardhëse

Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme nëse aleatët tanë bëjnë “detyrat e tyre”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.