• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon ashpër Astrit Patozi: Rama ta gëzojë fletën pa emra, Lulit t’i rrojë logoja! Anija e tyre ka nisur të fusë ujë nga të gjitha anët

4 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
237
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ndryshuar logon e partisë që drejton, me arsyetimin se mund të ngatërrohet me atë të Partisë Demokratike.

“RAMA TA GËZOJË FLETËN PA EMRA, LULIT T’I RROJË LOGOJA

Çfarë karikature! Domethënë këta kanë vendosur sot që të na caktojnë si logo në fletën e votimit, një gjë që nuk e kemi dërguar ne dhe që nuk është e jona, por që këta mendojnë se na shkon. Duke i vënë shkelmin çdo ligji dhe çdo dispozite, pa merakun më të vogël, mu në mes të mexhlisit dhe në sy të të gjitha kamerave.

Nuk na mbetet tjetër veçse t’i falenderojmë dhe t’u lutemi të na tregojnë se kush e ka realizuar grafikisht, se mbase i detyrohemi edhe atij ndonjë lek, kaq qesharake është historia.

Natyrisht që e kuptojmë edhe logjikën. Gjykata e pavarur vendosi sot të kënaqë njësoj të dyja partitë e mëdha, në kurriz të një force të re politike. Njërës i dha fletën e votimit, kurse tjetrës logon. Ky është edhe thelbi i kryetarokracisë, në fakt, edhe arsyeja pse ne kemi dalë në tregun e ideve dhe pse jemi në këto zgjedhje. Se këta e sundojnë bashkë dhe arbitrarisht Shqipërinë në kurriz të gjithë të tjerëve.

Por e kanë gabim nëse mendojnë se kjo do të na dekurajojë. Përkundrazi. Do t’i arrijmë njësoj dhe pa asnjë dyshim të gjitha objektivat tona.

“Rilindja” ta gëzojë fletën e votimit pa emra, sepse Edi Rama e do parlamentin që të ketë vetëm numra dhe jo deputetë…Ndërsa Lulit t’i rrojë logoja, sepse vetëm ajo i ka mbetur. Ne menduam se PD e kishte garën me PS-në, por ata e paskan pasur me ne.

Nuk ka pasqyrë më të qartë të faktit se anija e tyre ka nisur të fusë ujë nga të gjitha anët. Ndaj, ne vazhdojmë të pashqetësuar përpara!”, shkruan Astrit Patozi.

Paraardhëse

Fleta e votimit me 25 prill do të jetë me numra! Shpërthen Agron Gjekmarkaj: Duket si letër bixhozi

Pasardhëse

Publikohet fotoja! Fatmir Xhafajn siç nuk e keni parë kurrë më parë

Pasardhëse

Publikohet fotoja! Fatmir Xhafajn siç nuk e keni parë kurrë më parë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.