• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagimi i Metës: Shqetësimet e banorëve të drejta, qeveria të bëjë transparencë për rrugën bregdetare

21 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Meta ka pritur sot në një takim Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, ku është diskutuar lidhur me problemet e pronave e banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit të cilët kanë parashtruar shqetësime për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre të ndodhura në këtë aks rrugor.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, me kërkesën e Tij, priti sot në një takim Avokatin e Popullit, znj.Erinda Ballanca.

Presidenti Meta i bëri me dije Avokates së Popullit peticionin dhe shqetësimet e drejta të ngritura nga banorët e Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, gjatë takimit të zhvilluar me ta, për shkeljen e të drejtave të tyre themelore në procesin e hartimit të projektit infrakstrukturor “Rehabilitimi dhe ndërtimi i objekteve në afërsi të rrugës bregdetare Vlorë-Orikum” (Rikualifikimi i Vijës Bregdetare Vlorë – Radhimë- Orikum), si dhe trajtimit të pronave të tyre të ndodhura në këtë aks rrugor.

Kreu i Shtetit u njoh nga znj.Ballanca se edhe pranë Avokatit të Popullit janë parashtruar deri më tani mbi 60 ankesa nga banorët lidhur me këtë projekt dhe se ky institucion, ka filluar një hetim administrativ për këtë çështje.

“Shumë shpejt do të bëhet vlerësimi final dhe hartimi i një Raporti Përfundimtar në lidhje me këto problematika, që janë në shqyrtim prej Avokatit të Popullit dhe që banorët i kanë ngritur së fundmi edhe tek Presidenti i Republikës”, – sqaroi znj.Ballanca.

Presidenti Meta e nxiti Avokatin e Popullit të përfundojë brenda një kohe të arsyeshme, në mënyrë objektive dhe të pavarur, vlerësimin e ankesave të komunitetit lidhur me mosrespektimin e pretenduar të të drejtave dhe lirive themelore, të garantuara nga KEDNJ, Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, gjatë hartimit, miratimit dhe implementimit të projektit infrastrukturor “Vlorë-Orikum”.

Kreu i Shtetit theksoi se, nëse Qeveria dhe pushteti vendor, shmangin respektimin e të drejtave të qytetarëve, është detyra e institucioneve të pavarura dhe e Gjykatës, të kryejnë vlerësimin e çdo pretendimi sipas fushave të tyre të përgjegjësisë.

“Qytetarëve u nevojitet transparencë, pasi çdo projekt infrastrukturor i një rëndësie kaq të madhe duhet të jetë i mirëmenduar, i konsultuar sipas kërkesave të ligjit dhe duhet të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Avokati i Popullit është pjesë e atyre institucioneve të veçanta, që me punën e tij, bën të mundur të garantohet funksionimi i shtetit ligjor, në respektim të të drejtave të njeriut. Ndaj pritshmëritë dhe shpresat që kanë qytetarët tek ky institucion, duhen justifikuar me punë objektive dhe të pavarur”, – theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi se roli i Avokatit të Popullit është i pazëvendësueshëm në këtë çështje edhe për faktin se rekomandimet e tij për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë e ushtrimit jo korrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës.

Paraardhëse

Çinari “mbret” ne derbi, rikthehet me gol trepikësh, Partizani fundos Tiranën

Pasardhëse

Biden bën lëvizjen e parë ndaj Putin pasi mori presidencën

Pasardhëse

Biden bën lëvizjen e parë ndaj Putin pasi mori presidencën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”,...

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.