• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Reagimet greke: Shqipëria nuk do ndryshime kufijsh

23 November, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Intervista e kryeministrit shqiptar tek emisioni i gazetarit të njohur grek, Aleksis Papahelas në televizionin “Skai”, është ndjekur nga më shumë se 130 mijë shikues duke tejkaluar shifrën mesatare të shikueshmërise së kanalit, ndërsa klikimet në faqen elektronike të tij janë më shumë se 500 mijë.

Reagimet e para për intervistën vijnë nga Demokracia e Re. Partia opozitare në vend, konkretisht, Giorgos Koymoutsakos, përgjegjës për politikën e jashtme, ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të Këshillit për Politikën e Jashtme, ndërsa zv.kryetari i konservatorëve, Adonis Gjeorgjiadhis ka komentuar se “Rama me mirësi në dukje ka ngritur çështje shumë serioze dhe të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.

Nga ana e shtypit grek, në kontrast me komentet negative gjatë javëve të fundit, vihet re kësaj here një përmbajtje në mënyrën e pasqyrimit  dhe shumica e mediave veçojnë faktin që Rama garanton në radhë të parë se Shqipëria nuk po ndjek një politikë të ndryshimit të kufijve.

Kathimerini thekson se  Rama hedh poshtë zërat se po bën një politikë irredeniste. Gazeta Ethnos, që disa ditë më parë shigjetonte buldozerët e Ramës në Himarë, zgjedh dhe thekson edhe ajo pohimin e tij se Qeveria shqiptare nuk ka strategji për ndryshimin e kufijve, apo për një Shqipëri të Madhe.

Pa asnjë koment gazeta “To Vima” publikon të plotë intervistën duke zgjedhur titullin:”Ideja e Shqipërisë Natyrale, rrjedh nga disa që kanë frikë”.

Edhe pro konservatorja “Eleftheros Typos”, që në artikullin e fundit të saj shprehte shqetësimet për deklaratat e Erdoganit për kufijtë dhe Edi Ramën e cilësonte si satelit të tij, nuk ka asnjë koment, por mjaftohet me  titullin e artikullit “Janë marrëzi ato që thuhen për Shqipërinë e Madhe. Nuk kemi ambicie kundër Greqisë”.

Nuk mungojnë edhe ironitë në faqet e portalit të gazetës “Protothema”, që zgjedh si titull-  “Nuk kemi synime irredentise ,por le të shkojmë një shëtitje në Çamëri”, ndërsa thekson se Rama pas Çamërisë, hapi edhe çështjen e Jonit.

Me pozitiv është titulli që zgjedh agjencia shtetërore e lajmeve për të ardhmen dhe bashkëpunimin, ndërsa në qarqet gazetareske që nuk janë dakort me shumicën e atyre që tha kreu i ekzekutivit shqiptar, mbizotëron opinioni se ai përdori një gjuhë të kulturuar dhe mënyrë diplomatike për të ngritur çështje të rëndësishme dypalëshe që vite më parë ishin tabu.

Paraardhëse

Berisha paraqitet në Komisionin e CEZ, fyen rëndë Taulant Ballën

Pasardhëse

Në Shqipëri ka 16 mijë individë me pasuri deri në 1 milion $

Pasardhëse

Në Shqipëri ka 16 mijë individë me pasuri deri në 1 milion $

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.