• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti që do të ‘fundosë’ Ilir Metën, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për presidentin

28 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
151
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta miratoi sot raportin e hetimit njëmujor. Sipas këtij raporti, Presidenti Meta duhet shkarkuar nga detyra, sepse gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit shkeli rëndë Kushtetutën me një deklaratash dhe veprimesh.

Zëdhënësi i Presidentit tha pas kësaj se parlamenti njëpartiak po mundohet me sulmet ndaj të largojë vëmendjen nga krimet zgjedhore të 25 prillit. Raporti me hetimet trejavore u miratua sot njëzëri nga Komisioni hetimor parlamentar dhe brenda një jave pritet të kalojë për shqyrtim dhe votim në parlament.

Duke cituar një seri nenesh të Kushtetutës komisioni tha se gjeti tek qëndrimet e presidentit Meta shkelje të rënda që kanë të bëjnë me rolin e tij si përfaqësues i unitetit kombëtar, paanshmërinë e tij politike, me rrezikimin e marrëdhënieve SHBA – Shqipëri, duke sulmuar ambasadoren amerikane dhe shumicën socialiste, duke u përfshirë drejtpërdrejt në fushatën zgjedhore dhe nxitur dhunë dhe ndarje mes shoqërisë.

Në raport thuhet se presidenti ka përdorur thirrje luftarake, vetëgjyqësie, ka nxitur dhunën, duke shkelur paanësinë e tij në shërbim të opozitës. Komisioni theksoi se presidenti ka rol ekuilibrues në jetën politike pa u përfshirë në garat partiake pa mbështetur njërin krah dhe as t’i kundërvihet palës tjetër.

Sipas raportit, presidenti bëri një fushatë zgjedhore kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj socialistëve. Presidenti Meta nuk u paraqit para këtij komisioni për shpjegimet e tij, edhe pse u ftua dy herë atje, duke e quajtur antikushtetuese veprimtarinë e tij.

Në një nismë të mëparshme po për të njëjtin qëllim, zoti Meta u paraqit në komisionin e ligjeve për të dhënë shpjegime paraprake, ndërsa në këtë proces të dytë nuk u bë e mundur paraqitja e tij në fazën e parë të kërkesës për shkarkim. Komisioni i Venecias deklaroi në rastin e parë se shkeljet e presidentit nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikohej shkarkimi i tij. Më pas një vendim të ngjashëm mori edhe komisioni hetimor.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, reagoi përmes rrjeteve sociale se zoti Meta do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar. Ashtu si edhe në deklarata të mëparshme, zëdhënësi tha se puna e komisionit hetimor është farsë antikushtetuese, që synon të mbulojë skandalet e zgjedhjeve.

Ai theksoi se presidenti nuk shqetësohet nga asnjë “vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore e Kuvendit njëpartiak, që përpiqet me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre”. Shkarkimin e presidentit Meta e kërkuan 49 deputetë dhe tashmë në një kohë të shkurtër disajavore komisioni hetimor parlamentar paraqiti raportin në afatet e fundit të funksionimit të tij.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës parashikon që propozimi i sotëm i komisionit hetimor të miratohet në parlament nga së paku 94 vota deputetësh dhe më pas vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Paraardhëse

Malaj: PD duhet të demokratizohet, liderët e partive të mos jenë peng të askujt

Pasardhëse

Harxhi i bën kërkesë Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike

Pasardhëse

Harxhi i bën kërkesë Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.