• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti KE për Shqipërinë: Investimet po ngadalësohen, sa prekemi nga kriza turke

12 October, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Europian, në raportin e tremujorit të tretë për ecurinë e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate ka bërë një analizë të ecurisë së ekonomisë shqiptare, ku ka konstatuar se investimet po ngadalësohen, duke reflektuar përfundimin e projekteve të mëdha energjetike.

Ndërsa rritja në pjesën e parë të vitit u nxit nga prodhimi i energjisë dhe industria përpunuese.

Sipas raportit, PBB-ja reale në Shqipëri u rrit me 4.3% me bazë vjetore në tremujorin e dytë pasi u rrit me 4.5% në tre muajt e parë. Nga ana e kërkesës, rritja ishte kryesisht e nxitur nga konsumi i ekonomisë familjare, i cili e përforcoi ecurinë e saj të qëndrueshme në 3.3% në vit, mbështetur nga rritja e punësimit, inflacioni i moderuar dhe normat e ulëta të interesit. Formimi i kapitalit fiks, i cili ende përfitoi nga investimet e huaja direkte në sektorin energjetik në tremujorin e parë, u ngadalësua në 1.5% (rritje vjetore) nga 4.5%, që ishte në tremujorin e parë.

Në të kundërt, konsumi qeveritar në tremujorin e dytë u tkurr me 3.4% me bazë vjetore. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve vazhduan rimëkëmbjen e tyre në tremujorin e dytë me 3.9% ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën më ngadalë me 2% me bazë vjetore.

Eksportet kanë rritur peshën në prodhimin e brendshëm bruto në 34.1%, ndërkohë që importet kanë rënë pak, por mbeten në nivelin e tyre të ngritur prej pothuajse 50% të PBB-së. Nga ana e ofertës, prodhimi i energjisë dhe industria përpunuese kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e ekonomisë në periudhën e deritanishme të 2018-s. Ndërtimi u ngadalësua, po ashtu edhe sektori i shërbimeve, kryesisht për shkak të bazës së lartë krahasuese, ndërkohë që të dy sektorët vazhduan të kontribuonin pozitivisht në ecurinë ekonomike.

Ndonëse rritja e punësimit u ngadalësua, norma e papunësisë vijoi rënien, duke arritur në 12.9%, më i ulëti nga viti 2012. Edhe papunësia tek të rinjtë vijoi rënien, nga 34% në 2015-n, në 22.6%, ndonëse mbetet në nivele të larta. Pagat e sektorit privat u rritën në shumë segmente, ndërsa rritja e pagës së sektorit publik i ngadalësua në 0.2%, pas rritjes së fortë në 2017 dhe tremujorin e parë 2018.

Deficiti i llogarisë korente u ngushtua në 7% të PBB-së, nga 7.9% në tremujorin e parë, për shkak të ngadalësimit të importeve dhe rritjes së eksporteve.

Huadhënia në sektorin privat mbetet e dobët, si rrjedhojë e kërkesës së ulët dhe shtrëngimit ë kushteve të kredive nga bankat huatë me probleme u ulën, por me ritme më të ngadalta se në 2017-n, duke zbritur në 12.9% në gusht.

Sistemi bankar po konsolidohet me dy bashkime që përfunduan në 2018 dhe numri i bankave nga 16 u reduktua në 4. Ekspozimi i sistemit bankar ndaj Turqisë është i ulët, me vetëm 6.6% të aseteve që janë të lidhura me kompanitë turke.
Të ardhurat buxhetore u rritën me 3.1 me bazë vjetore për 8 mujorin dhe u ndikuan negativisht nga zhvlerësimi i euros, sidomos TVSh dhe të ardhurat doganore. Të ardhurat e ulëta nga TVSh dhe doganat u kompensuan nga të hyrat më të larta të sigurimeve shoqërore.

Borxhi publik ra në 69.3 % të PBB-së në fund të qershorit, nga 70% që ishte në fund të 2017-s.

Rritja në Ballkanin Perëndimor u përshpejtua

Sipas raportit, rritja ekonomike u përshpejtua në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tremujorin e dytë të 2018, duke vijuar një trend që filloi në fillim të vitit 2017. Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë regjistroi përshpejtimin më të lartë të rritjes vjetore të PBB-së, në 3.1%, nga 0.1% e ngadaltë e tremujorit të parë, mbështetur nga rritja e eksporteve. Në Bosnjë dhe Hercegovinë ekonomia u zgjerua me 3.4%, me eksportet dhe konsumin privat që përshpejtuan këtë rritje. Në Mal të Zi dhe Kosovë
rritja u forcua në 4.9% dhe 4.7% , respektivisht. Në të dy rastet, zgjerimi ekonomik përfshinte të gjithë komponentët e kërkesës së brendshme (sidomos investimet) duke kontribuar pozitivisht në rritje.

Në anën tjetër, në Serbi dhe Shqipëri, rritja ekonomike u ngadalësua pak për të dytin tremujor, 4.8% dhe 4.3%, respektivisht. Në Serbi, rritja ekonomike është nxitur nga të gjithë komponentët e kërkesave të brendshme ndërsa performanca e rritjes ekonomike të Shqipërisë u mbështet kryesisht në rritjen e konsumit të familjeve. Në përgjithësi, në tremujorin e dytë të vitit 2018, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor arriti në 4.3%, nga 3.6% në të tremujorin e parë dhe 1.9% në tremujorin e njëjtë të një viti më parë.

Paraardhëse

Trondit Spartak Ngjela me deklaratën, zbulon sa miliardë lekë janë vjedhur nga Banka e Shqipërisë

Pasardhëse

“Do ta mas kokën mirë”, Balla – Lulzim Bashës: O pinok me lekët që do paguash si shpifës do rindërtoj një kopësht të ri në Librazhd

Pasardhëse

“Do ta mas kokën mirë”, Balla - Lulzim Bashës: O pinok me lekët që do paguash si shpifës do rindërtoj një kopësht të ri në Librazhd

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.