• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Raporti i vërtetë mes Hrushovit dhe Stalinit

24 February, 2016
në Dosje
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fabrizio Dragosei

Denoncimi i krimeve të Stalinit, solli fundin e represionit dhe ndryshimin e kursit politik të vendit. Edhe pasi të lexohej raporti i famshëm sekret i Kongresit XX i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovi kishte dështuar në shkatërrimin e arkivit të rezervuar për kreun e policisë sekrete të Stalinit, Lavrentin Berias, për fshirjen e çdo prove të mundshme të prapësive të tyre. Dhe përsa u përket dokumenteve të reja të gjetura në arkivat e KGB-së, nga ish-krahu i djathtë i Gorbaçovit, Aleksandër Yakovlcv dhe Dimitri Volkogonov, gjenerali gjendet i zhdukur në arkivat e shtetit.

40 vjet pas atij 25 shkurti të vitit 1956, që i dha fund tre dekadave të stalinizmit, karta e reja dhe dëshmi kanë rindezur debatin mbi rolin e Hrushovit dhe të besimit të tij të mirë. I mirënjohur ndërsa ishte në pushtet, dhe përfundimit me turp pas rrëzimit. Me perestrojkën e Gorbaçovit u kthye në altar, edhe pse sekretari i përgjithshëm i asokohe i Partisë Komuniste kishte nevojë për një precedent.

Hrushov dhe bashkëshortja gjate turit amerikan me presidentin Eisenhower

Hrushov dhe bashkëshortja gjate turit amerikan me presidentin Eisenhower

Tani kërkohet të shikohet me një objektivitet të sigurtë që kritikon veprimet e fshatarit që u bë padron absolut i të gjithë Rusisë, që denoncoi Stalinin dhe më pas shtypi revoltën e Hungarinë dhe e solli botën në prag të luftës bërthamore në përpjekje për të instaluar raketat në Kubë. Volkogonov shkruan: “Ishte pikërisht ai që dha urdhërin e shkatërrimit të arkivit personal të Berias në korrik të vitit 1954 që përmbante informacione shpifëse dhe provokative. Liderët e partisë vendosën të hiqnin qafe gjurmët e pjesëmarrje së tyre në represion”.

Janë të njëjtat arsye të raportit sekret që sot po shqyrtohen imtësisht. Volkogonov shkruan: “Në vitin ’55 ata dënuan miliona njerëz pas luftës”. Ishte e nevojshme të vendosej se çfarë duhej bërë: t’i liroje  apo t’i mbaje në kampe. Por Hrushovi e dinte se ai nuk mund të nënshkruante në një dekret të tillë.

Le të kthehemi tek vdekja e Stalinit. Lufta në vazhdim shpërtheu midis Beria-s, shefi i fuqishëm i MVD-së që më pas ishte KGB, dhe anëtarëve e tjerë të presidiumit të qeverisë, Malenkov, Bulganin, Kaganovich, Molotov dhe Nikita Hrushovi, sekretar i parë i Komitetit Qendror. Beria u eliminua. Akuzat e ngritura nga të tjerët për të ishin simptomatike: përpjekje për të normalizuar raportet me Jugosllavinë e Titos, propozim për të mos forcuar ndërtimin e socializmit në Gjermaninë Lindore.

Dhe vetëm më vonë, në një moment të dytë, Hrushovi dhe të tjerët filluan të flisnin për de-stalinizimin. Në vitet ’30 dhe gjatë luftës morën pjesë në shtypjen e masave. Mbështetën me entuziazëm gjykimet, dhe kanë qenë ndihmë e mirë e Stalinit në republikat autonome. Nuk u mundën as gjatë deportimit të madh të vitit ’45-’46, nga arrestimet e ekzekutimet. Dhe tani: Stalini dhe Beria nuk janë më, është Hrushovi me të tjerët që mbajnë pushtetin.

Me Fidel Kastron ne OKB, Nju Jork, 20 shtator 1960

Me Fidel Kastron ne OKB, Nju Jork, 20 shtator 1960

Hrushovi propozoi një hetim mbi aktivitetet e Stalinit. “Tani mund të jemi ne paditësit. Nëse heshtim, e vërteta do të dalë një ditë në shesh dhe ne do të përfundojmë në bankën e të akuzuarve”.

Të tjerët janë kundër, sidomos Malenkov: “Hetimi mbi Stalinin do të të thotë që duhet të shqyrtohen të gjitha rezultatet e arritura nga Bashkimi Sovjetik deri më sot. Për çfarë shërben? Ku do të na çojë? Pse t’i rikthehemi të shkuarës?”.

Bihet dakord për të shqyrtuar vetëm disa shkelje flagrante të normave socialiste, për të cilat gabimet kryesore i atribuohen Berias. Një komision përgatiti raportin. Por në seancën e Presidiumit ndodhi një trazirë: raporti përmendi udhëzime të Stalinit të adresuara për Molotov, Kaganovich dhe të tjerë. “Ju jeni urdhëruar për veprime fizike ndaj kundërshtarëve”, shkruhej.

Në prag të kongresit, Hrushovi vendosi ta lexojë personalisht raportin, duke punuar me të në mënyrë të fshehtë me disa bashkëpunëtorë.

Më 24 shkurt, Kongresi XX mbyllet, disa delegatë janë kthyer tashmë në hotel. Lajmërohen që të nesërmen do të ketë një seancë të re, me dyer të mbyllura, pa delegacione të huaja dhe pa të ftuar. Më 25 shkurt, Hrushovi flet për 4 orë dhe shkon përtej asaj që kishte rënë dakord me anëtarët e tjerë.

Takimi me John F. Kennedy ne vitin 1961

Takimi me John F. Kennedy ne vitin 1961

Hrushovi nuk u kushton rëndësi viktimave të proceseve të mëdha. Ai thotë vetëm se dënimi me vdekje ishte një gabim. Palët ranë dakord në fshehtësi në mënyrë që të mos dëmtonin imazhin e Bashkimin Sovjetik jashtë vendit. Raporti u diskutua brenda partisë, dhe iu dorëzua delegacioneve të partive vëllazërore.

Por menjëherë thashethemet filluan të qarkullojnë dhe teksti i raportit të Hrushovit përfundoi në duart e CIA-s dhe në gazetën amerikane “New York Times”.

Paraardhëse

Nga Suedia te Kanadaja, 10 vendet më të lehta për të emigruar

Pasardhëse

Veliaj: Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më

Pasardhëse

Veliaj: Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.