• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti i OBSH për Shqipërinë, ish ministrja del me thirrjen urgjente

10 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministrja e Integrinit, Klajda Gjosha shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat.

Ish-deputetja ngre shqetësimin marrë shkas edhe nga raporti i OBSH për Shqipërinë, që theksonte se pandemia e Covid-19 ka lënë pa trajtim mjekësor shumë të sëmurë me pathologji të tjera.

Postimi i plotë:

“Raporti i OBSH për Shqipërinë është tepër shqetësues dhe kërkon një veprim imediat për t’i dhënë zgjidhje kujdesit të shëndetit publik në vend, sidomos me situatën e Pandemisë. Raporti nënvizon se:

“Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”.

Përtej kësaj është e rëndësishme që qeveria të kuptoj se menaxhimi i situatës me Pandeminë po dështon sektorin e shëndetësisë, edhe atë ekonomik. Gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar të bëj disa konstatime që kërkojnë një ndërhyrje urgjente:

1. Nuk ka asnjë protokoll se si pranohen pacientët që kanë nevojë për shtrim në spital. Në të shumtën e rasteve duket sikur veprohet me hamendësime!
2. Të gjitha spitalet, përtej Infektivit dhe Senatoriumit, duhet të plotësohen me Epidemiolog. Kjo është mjaft e rëndësishme edhe për maternitetet ku vijnë në jetë me dhjetra fëmijë, që janë të rrezikuar që ditën e parë të jetës, nga mungesa e protokolleve strikte dhe kontrollove nga njerëzit e specializuar.
3. Ne shpesh herë përqëndrohemi te mungesa e mjekëve, ndërkohë që mungesa e sanitareve është shumë e theksuar dhe në këto momente të vështira dhe shtimi i këtij personeli është absolutisht parësor.
4. Ne kemi nevojë për një testim të popullatës në masë për të kuptuar se sa të prekur jemi dhe më pas të kemi strategjinë e parandalimit.

Përtej të quajturit të mjekëve heronj, ata më shumë kanë nevojë për infrastrukturë, respekt, shpërblim financiar dhe protokolle të mirë përcaktuara për të kryer sa më mirë detyrën e tyre.

Fjala ‘Hero’ nuk mjafton për t’i ndihmuar mjekët në punën e tyre, ndaj shtimi i buxhetit duke i dhënë sektorit të shëndetësisë rëndësinë që meriton, ndihmon mjekët dhe përmirëson jetën e qytetarëve!”, ka shkruar Gjosha.

Paraardhëse

Zjarr i madh në Ndroq, mbërrijnë menjëherë në vendin e ngjarjes tre zjarrfikëse, çfarë ka ndodhur?

Pasardhëse

U infektua me Covid-19, deputeti Ralf Gjoni del me njoftimin e papritur

Pasardhëse

U infektua me Covid-19, deputeti Ralf Gjoni del me njoftimin e papritur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.