• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Raporti final i OSBE/ODIHR për 25 prillin, reagon Celibashi: KQZ dëshmoi paanësi spartane

27 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
143
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke folur për raportin final të OSBE/ODIHR, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në emisionin ‘Repolitix’, se KQZ ka dëshmuar një paanësi spartanë në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor.

‘Mund ta themi me siguri që për sa i ka takuar KQZ në raport me këto zgjedhje mendoj se kemi bërë një punë shumtë mirë e përkthyer në një qasje të barabartë kundrejt të gjitha palëve në gare. Kemi dëshmuar një paanësi spartane në procesin e rregullbërjes dhe administrimit zgjedhor. Jemi aty do jemi aty si administrator të procesit zgjedhor dhe si arbitër të paanshëm. Ka disa avantazhe mënyra e re e organizmit të KQZ-së. Ka një ndarje të veprimeve është më pak i poIitizuar si institucion.’- tha Celibashi.

Celibashi tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk duhet të futen kurrsesi në analet e zgjedhjeve të këqija, por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Celibashi theksoi se është evident fakti që procesi i administrimit ishin në një standard gati perëndimor.

Sa i takon deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili thotë se nuk i njeh zgjedhjet, Celibashi tha se palët politike kanë pikëvështrime të ndryshme, në lidhje me procesin zgjedhor. Celibashi theksoi se është pranuar tashmë nga të gjithë faktorët politikë, jo vetëm brenda, por edhe nga faktori ndërkombëtar, se procesi i zgjedhjeve ishte shume i mirë.

‘Qoftë z. Basha qoftë z. Rama kanë pikëvështrimin e tyre në lidhje me procesin zgjedhor është evdiente që për njërën palë këto kanë qenë zgjedhjet më të mira dhe për palën tjetër kanë qenë masakër. Nuk qëndron as opinionin i mazhorancës, por edhe as ajo e opozitës se nuk ka mundësi që gjykimi të jetë kaq i dallueshëm nga të dyja palët duhet të jetë diku në mes. Është pranuar nga të gjitha faktorët jo vetëm politikë vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar që sikurse edhe raporti i fundit OSBE e prezantoi, që procesi i administrimit zgjedhor ka qenë shumë i mirë. KQZ është perceptuar si institucion i i besueshme. Përderisa kohë ky institucion e ka bërë punën si duhet, mendoj që zgjedhjet ishin zgjedhje që nuk mund të futen në analet e zgjedhjeve të këqija. Por nuk mund ta them që ishin zgjedhjet më të mira. Është evident fakti që procesi ia administrimit ishin në një standard gati perëndimor. Fenomenet negative, të vërejtur në zgjedhje, siç ishin shit-blerja e votës apo përdorimi i administratës qëndrojnë, dhe do të vijojnë të qëndrojnë fatkeqësisht. Bashkëpunimi i KQZ-së, por edhe veçanërisht bashkëpunimi personalisht me partitë politike ka qenë i shkëlqyer. Kemi pasur një bashkëpunim tepër konstruktiv. Të gjitha palët kanë qenë përfshirë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme.’, tha Celibashi.

Paraardhëse

Prefekti i Tiranës del me thirrjen e fuqishme, tregon çfarë mund të ndodhë: Do të kemi situatë me rrezik të lartë

Pasardhëse

Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re, tentativa në prapaskenë për të vonuar plotësimin e Kushtetueses dhe shkarkimin e presidentit

Pasardhëse

Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re, tentativa në prapaskenë për të vonuar plotësimin e Kushtetueses dhe shkarkimin e presidentit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.