• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Raportet me Ramën janë thyer më herët”, Arben Ahmetaj është zhdukur, Blendi Fevziu del me deklaratën e fortë

12 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
324
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Blendi Fevziu thotë se mënyra se si është larguar deputeti Arben Ahmetaj, lë dyshime se ai nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë. Fevziu beson se nuk do të ketë surpriza përsa i përket vendimit për heqjen e mandatit për Ahmetajn, pasi thotë se duket se “mazhoranza e ka lëshuar deputetin”.

Fevziu shprehet raportet e Ahmetajt me Ramën janë thyer më herët.

Skenaret që qarkullojnë rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj janë të shumtë dhe veçanërisht janë shtuar pas konfirmimit të lajmit se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Ju a mendoni se është një strategji e tij apo besoni se Ahmetaj do të kthehet dhe do të përballet me drejtësinë?

Atë nuk e di se vetë Ahmetaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por mënyra se si Ahmetaj është larguar ditën e premte, pra pak orë ndoshta edhe minutash para se SPAK të dërgonte në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, të lë dyshime se Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me procesin, të paktën jo në fillime sepse ne nuk e dimë se si do të shkojë më pas. Gjithsesi, këto janë thjesht dyshime.

Sipas informacioneve, referuar burimeve tona, besoj se të hënën në orën 17:00 do të jetë seanca plenare për heqjen e imunitetit të Ahmetajt. Mesa duket do të jetë një seancë e posaçme, pra do të paraprihet nga shqyrtimi i raportit. Nuk besoj se do të ketë surpriza. Mazhoranca e ka bërë një hap, le të themi e “ka lëshuar Ahmetajn” që nga deklaratat e famshme të Ramës që “kush ka probleme, të marrë avokatë sepse nuk mund të gjejë mbrojtje në PS”. Nuk pritet të ketë surpriza në këtë drejtim. Pyetja e vetme që shtrohet është nëse Ahmetaj vetë do të jetë i pranishëm apo jo.

Me siguri do të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe ka një sërë radhësh, dhe radha e parë lidhet me faktin se a do të vazhdojë më kjo kontratë, nëse verifikohet se është lidhur në kushte korruptive, atëherë duhet parë prishja e kontratës. Përgjegjësi politike ka, bëhet fjalë për një kontratë që është miratuar nga qeveria, por njerëzit që kanë prodhuar probleme mbajnë përgjegjësi individuale. Nëse Ahmetaj do të pasohet me ndonjë ish-ministër tjetër, ose në nivele më të larta, çështja do të jetë problematike.

Mesa nuhas, raportet e Ahmetajt me Ramën janë thyer më herët. Edhe në “Opinion” disa muaj më parë, Ahmetaj i ka dhënë mesazhet kryesore Ramës. I tha që “kryeministri të bëjë kryeministrin”. Nuk kishte gazetar që merret me kronikën që nuk e dinte që diçka do të ndodhte me Ahmetajn. Nuk është kaq sekret, nuk erdhi papritur. Ahmetaj mund të largohej derisa të hiqej imuniteti. Kjo është çështje e vullnetit nëse do të përballet me drejtësinë apo jo. Nëse Ahmetaj nuk paraqitet në gjykatë, e rëndon politikisht çështjen e iniceneratorëve.

Paraardhëse

“Shqipëria në BE brenda 2030”, Varhelyi: Duam të hapim kapitullin e parë të negociatave

Pasardhëse

“Ahmetaj”, Mbledhja e Këshillit të Mandateve, PS: S’kemi pse bëhemi avokat i askujt

Pasardhëse

“Ahmetaj”, Mbledhja e Këshillit të Mandateve, PS: S’kemi pse bëhemi avokat i askujt

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.