• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ramës i dështon propaganda, qytetarët e nxjerrin përsëri “zbuluar” (FOTO)

25 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se nga gushti do të futen në qarkullim autobusët e gjelbër “Go Green”, të cilët sipas tij do të përshkruajnë linjën e madhe unazore prej 13.2km me 66 stacione.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron vënien në përdorim të autobusëve të gjelbër “Go Green”, si një gjeneratë e re e transportit publik.

“Mirmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur. Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi qytetarët i kanë “nxjerrë bojën” propagandës së kryeministrit, të cilin e kanë kryqëzuar me komente. Disa qytetarë kërkojnë punësim dhe rritje rrogash, ndërsa të tjerë vënë theksin tek mungesa e ujit të pijshëm. Ata e cilësojnë të turpshëm faktin se në shtëpitë e shqiptarëve, në 2021, ende mungon uji.

“Punesim rritje rrogash duan shqiptaret. Nese nuk e ben dot duhet te ishe larguar. Iku rinia.”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër qytetar vë theksin te mungesa e ujit të pijshëm, ndërsa shkruan “O shef nuk duam autobuza se e bejme me kembe si njeher e nje kohe. Po na sill uje se skemi uje i lini autobuzat.”.

Ndërsa një tjetër komentues ironizon, duke shkruar “O robo uj po patjter por mandatin e katert”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Me fal kryeminister i bleve me leket e tua a te popullit. Cfarë janë këto rekllama keshtu. Po i bleve me leket e tua po i thua popullit ja ku ua bleva unë. Jo i blen me paret e popullit e thua ua bleva unë”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Është turp i madh që në 2021 kemi vetëm 4 orë ujë në ditë. Ngrihemi që në 5 të mëngjesit, harxhojmë 1 orë energji elektrike për të çuar ujin në tarracë. Po bien pallatet nga bolierët. Po ata që s’kanë bolier rrinë në 40° me dy orë ujë në mëngjes dhe dy orë ujë në darkë. Ka familje me të moshuar dhe me fëmijë të vegjël. Ja këto janë problemet që populli përballet çdo ditë, dhe nuk e keni idenë se çfar stresi kalojnë familjet në munges të ujit.

Këto janë arsyet përse shqiptarët largohen çdo ditë nga ky vend që e bekoi Zoti me bukuri natyrore dhe me pasuri tokësore, pasuri të cilat po shfrytëzohen pa kriter dhe po vidhen pa hesap, dhe popullit nuk i kthehet asgjë mbrapsht nga taksat që paguan.”

Paraardhëse

Vetëm pak ditë pas kaosit nga përmbytjet, tajfuni godet Kinën Lindore

Pasardhëse

Klosi: Numri i turistëve më i lartë se 2019-ën, po punojmë për një paketë të plotë turistike

Pasardhëse

Klosi: Numri i turistëve më i lartë se 2019-ën, po punojmë për një paketë të plotë turistike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.