• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Ramën ose Manjanin”; reagimi i fortë i Luan Ramës

30 January, 2017
në Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama nuk e bëri çështje të diskutimit publik shkarkimin e Ylli Manjanit, madje kjo nuk ishte çështje as në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, pas të cilit kryeministri heshti.

Po ashtu heshti edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u gjend po ashtu nën syrin e të njëjtit ciklon.

Por shpërthimi i Manjanit lehtësoi argumentat e Qeverisë për shkarkimin e tij.

“Vetëm mund të them që të gjitha ndryshimet janë për mirë dhe nëse mund ta them, konferenca e vetë zotit Manjani tregoi se përse shkarkimi ishte i drejtë”, tha zv.Kryeministri Niko Peleshi.

Shkarkimi i Ylli Manjanit gjithsesi nuk ndodhi pa bekimin e LSI-së.

“Sot paradite Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani”, tha kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Erisa Xhixho

Manjani u zëvendësua nga Petrit Vasili dhe për këtë LSI dha një motiv.

“Duke shpresuar në këtë mënyrë për një koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisë”, shtoi Xhixho.

Ylli Manjani ka qenë gjithmonë pjesa e dukshme e konfliktit brenda mazhorancës. Tani kjo nuk fshihet më as nga LSI.

“Është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime. Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin,  ose të shkarkohej ministri”, tha Luan Rama.

Por përtej thumbit të Luan Ramës, shpjegimi i tij tregon se Edi Rama ka fituar forcë dhe qetësi në koalicion, pas shkarkimit të Manjanit.

“Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë”, shtoi Luan Rama.

Zhvillimet e të hënës treguan se në LSI, batutat nuk janë një aftësi që e ka vetëm Ylli Manjani, por kur vjen puna te aksionet, koalicioni mbetet një tabu. I vetmi që e vuri në dyshim u shkarkua.

“Manjani theu kodin e heshtjes! Manjani theu Omerta-n!”, do të deklaronte kreu i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat.

Paraardhëse

Makina bie në kolektor, humbin jetën 2 persona

Pasardhëse

“Ergi Dini kundër aksidenteve”

Pasardhëse

“Ergi Dini kundër aksidenteve”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.