• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Uroj t’i hapet rruga miratimit të Reformës

9 May, 2016
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama, përcolli urimin që sot komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi t’i hapë rrugën miratimit në parim të projektit kushtetues të ekspertëve ndërkombëtarë.

“Unë dua shumë të uroj që në Ditën e Europës, komisioni i reformës në drejtësi do të votojë në parim draftin  për t’i çelur rrugë miratimit brenda kornizava të përcaktuar ne parim, të të gjitha neneve të draftit, të një reforme historike e cila faktikisht na kalon nga ky stacion tranziti në fluturimin e negociatave për tu ulur përfundimisht në aeroportin e Bashkimit Europian”, u shpreh Rama në ceremoninë e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës.

Po ashtu, Rama vuri në dukje se nuk do të ketë amnisti për askënd që i ka shpëtuar drejtësisë ndër vite.

“Përfitoj nga rasti, t’i them të gjithë atyre që janë shqetësuar lidhur me një nen të draftit se, nuk do të ketë absolutisht, asnjë amnisti për askënd që,  në të gjithë këto vite i ka shpëtuar drejtësisë. Ç’ka do të thotë se nuk do të lejohet asnjë dhe besoj se në këtë pikë nuk do të jetë e vështirë për të pasur konvergjencë të plotë midis të gjitha partive”.Dita Europiane Foto Flori Abazi (13)

Kryeministri i vendit, gjatë fjalës së tij, theksoi se Shqipëria është më pranë se kurrë, hapjes së negociatave.

‘Sot është dita për të folur për Europën dhe jemi në një moment kyç, dhe jemi më pranë se asnjëherë më parë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Jemi më pranë, si asnjëherë më parë, krijimit të një mundësie konkrete për të ecur së bashku, me një rrugë që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë por e vetmja rrugë për të bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian. Ne jemi krenar që pasi i dhamë Shqipërisë mundësinë për të marrë statusin e vendit kandidat me një vonesë të gjatë dhe të pajustifikueshme , për shkak të mungesës së vullnetit reformator të SHQUP-it, sot falë këtij vullneti jemi shume pranë çeljes së negociatave’, tha Rama.

Dita Europiane Foto Flori Abazi (4)Rama e cilësoi BE, një organizëm politik, mjaft të rëndësishëm për të ruajtur paqen.

“Bashkimi Europian është një krijesë që meriton shumë kritika por  përtej të gjitha kritikave meriton admirim më të madh, si krijesa më e jashtëzakonshme e menduar nga njeriu dhe organizmi më i jashtëzakonshëm politik , mes bashkëjetës dhe paqes, mes popujsh që i përkasin kulturave të ndryshme, dhe janë pjesë e trungut të përbashkët të Europës.

Ndërkohë, ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ka deklaruar se nëse Reforma në Drejtësi nuk miratohet, vendi rrezikon të humbasë trenin drejt Integrimit në Bashkimin Europian.

Ajo i ka bërë thirrje faktorit politik në vend që Reforma në Drejtësi të miratohet sa më shpejt, pasi vendi kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian.Dita Europiane Foto Flori Abazi (14)

Sakaq, ajo ka shtuar se duhet punuar për të përmbushur edhe 5 prioritetet kyçe në mënyrë që Shqipëria të përfshihet me dinjitet në BE.

Paraardhëse

Koço Kokëdhimës i hiqet mandati i deputetit

Pasardhëse

A është kjo shqiptarja me gjoksin me të bukur?

Pasardhëse

A është kjo shqiptarja me gjoksin me të bukur?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.