• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: Tre policët duhet të kthehen në shtëpi

15 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Rama është i bindur se nuk mund të hiqet asnjë paralele mes arrestimit të punonjësve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe dhe arrestimit të personave me precedentë kriminalë në veri nga forcat policore kosovare.

Në një reagim në Twitter pohon se qeveria e tij është fokusuar në lirimin e tre policëve që pavaresisht vendndodhjes ku u ndaluan, duhet të kthehen në shtëpi.

“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. 2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! 3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! 4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! 5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”.

Të njëjtin qëndrim mbajti në Parlament dhe ministrja e Punëve të Jashtme që i kërkoi Serbisë të lirojë policët. Por Xhaçka komenton dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndaluar ne pikat kufitare me Serbinë automjetet me targa serbe.

Ajo i kujton Prishtinës detyrimin e lëvizjes së lirë rajonale që buron nga Procesi i Berlinit. Duke shprehur qëndrimin e qeverisë, Xhaçka nënvizion se është papërgjegjshmëri mbështetja e qeverisë së Tiranës pa kushte kur mendojnë se Prishtina po gabon.

“Kjo nuk do të thotë që ne të mbështesim në mënyrë të pakushtëzuar qeverinë e Kosovës, edhe kur jemi të bindur që ajo që po bën është një gabim. Kjo nuk do të ishte mbështetje për Kosovën, do të ishte e papërgjegjshme dhe nuk ka për të ndodhur kurrë”.

Por Sali Berisha e shikon të gjithë qëndrimin e Ramës si ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës çka ai në mënyrë kategorike nuk e ka bërë kur ka qeverisur.

Pas këtyre qëndrimeve, Berisha sheh jo vetëm dorën e Vuçiçit por dhe një taktikë të Ramës për ta përdorur për të rregulluar marrëdhëniet personale me SHBA.

“Mendoj se ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës nga Shqipëria mendoj se është absolutisht e gabuar, jo vetëm që shërben por ka efekt negativ dhe përkeqëson situatën e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, dialog ky shumë i domosdoshëm në këtë periudhë. Por Edi Rama ka interesa të tmerrshme personale sepse po afrohet data e gjyqit dhe ai nuk fle më, Edi Rama nuk fle më”.

Si Xhaçka ashtu dhe ministrja Spiropali i kujtojne Berishës thyerjen e embargos duke lejuar furnizimin me karburant të qeverisë së Millosheviçit. Një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës kërkuan një seancë të posaçme për të diskutuar për situatën në Kosovë.

Paraardhëse

Dalin fotot, ky është ambienti magjik ku do të martohen Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Pasardhëse

Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje për bojkot të bregdetit shqiptar, e lidh me qëndrimet e Edi Ramës për veriun

Pasardhëse

Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje për bojkot të bregdetit shqiptar, e lidh me qëndrimet e Edi Ramës për veriun

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.