• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama thotë se nuk ka tradhtuar, prandaj s’ka frikë nga SPAK

19 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rama thotë se nuk ka frikë nga SPAK pasi nuk ka “tradhtuar”. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse ndjente diçka të tillë, Rama u shpreh i prerë “Jo” pasi sipas tij nuk ka tradhtuar votuesit e tij.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A keni frikë vetë ju nga SPAK?

Edi Rama: Për çfarë duhet të kem frikë unë nga SPAK?

Blendi Fevziu: Natyrisht, keni firmosur, jeni kryeministër?

Edi Rama: Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës. Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar. Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë.

Sa i përket pyetjes nëse është i nervozuar me SPAK për mënyrën si po heton njerëzit e tij, Rama u përgjigj duke thënë: “Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK-ut që t’i nxjerrë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar”.

Në lidhje me ministrat e arrestuar dhe nëse ndjen përgjegjësi politike, Rama tha se përgjegjësia e qeverisë dhe partisë që drejton është që t’i krijojë mundësinë popullit që të ketë në krah ‘drejtësinë që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet’.

“E para e punës ky është viti i 10 dhe flasim këtu për ish-ministra të shumë viteve më parë dhe mund të flasim po të duash ti edhe për ministra të vitit që vjen. Ajo që po them është shumë e rëndësishme dhe shumë e habitshme në fakt se si kjo që është arritje e jashtëzakonshme për historinë e këtij vendi, që më në fund në 100 e kusur vite të shtetit shqiptar njerëzit që janë në pushtet, nuk janë të paarritshëm nga drejtësi konsiderohet tani sikur kjo është përgjegjësi. Përgjegjësi ime tani është e kundërta, përgjegjësi ime është ajo që e kam marrë që ditën e parë që e mbaj dhe tani, përgjegjësi politike po flas se morale nuk kam fare. Përgjegjësia politike është fiks kjo, unë bashkë me të tjerët, e di sa e madhe është PS-ja, e di as shumë ministra ka pasur dhe ka. Përgjegjësia jonë është që t’i krijojmë mundësitë këtij vendi që mos ketë vetë qeveri, njerëz në pushtet dhe mes tyre dhe popullit nuk ka asgjë, por të ketë një krah të vetin që është drejtësia që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet”, u shpreh Rama.

Paraardhëse

“Berisha përfaqëson botën tjetër”, Rama për situatën në Kuvend: Opozita përfaqëson një çorbë

Pasardhëse

Berisha bën deklaratën e fortë: Rama loboi që Macron të bënte deklaratën për vizat

Pasardhëse

Berisha bën deklaratën e fortë: Rama loboi që Macron të bënte deklaratën për vizat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.