• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama tha se do të ketë masa të reja kufizuese: LSI del me paralajmëimin e frikshëm

8 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
226
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për masa të reja kufizuese dhe rritjen e gjobave për bizneset që shkelin rregullat an ti-Cov id, janë një turp.

Ai thotë se Shqipëria ndodhet në këtë situatë kritike sepse qeveria fshehu të vërtetën dhe i mohoi mijëra qytetarëve ndihmën mjekësore në banesë.

“Shqipëria sot po paguan fshehjen e së vërtetës nga Edi Rama që në fillimet e pandemisë. Dhe fshehu të vërtetën, e mbajti Shqipërinë gjoja me vetëm 28 raste maksimumi në ditë infektimesh dhe e solli situatën tani kur kemi 50 herë më shumë.

Edi Rama ka kryer faje shumë të rënda, penale në menaxhimin e kësaj pandemie.

Kryeministra të tjerë nëpër Europë janë nën hetim, nën kushtet e një menaxhimi që është lule në krahasim me këtë që bën Edi Rama. Edi Rama është përgjegjës për komunikime dhe deklarime të drejtpërdrejta në dëm të shëndetit dhe jetës së njerëzve. Dhe këto deklarime kanë sjellë këtë situatë pandemie ku qartazi situata është tërësisht jashtë kontrollit, ka zero strategji. Ka zero impenjim shtetëror. Ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë. Ka zero seriozitet, ka zero impenjim shtetëror, ka zero mbështetje të qytetarëve në banesë, ka zero seriozitet, ka vetëm një strategji. Të dënojnë pafundësisht me gjoba e me masa kufizuese ndërkohë që këto masa e gjoba kanë dhënë një rezultat zero. Pa testim, gjurmim, trajtim ashtu siç duhet mjekësor me tërë parametrat e vetë.

Pa dezinfektime të gjëra, pa realizimit real të kufizimit të kontaktit.

Dhe pa kombinuar të gjitha këto elemente ku mbështetja financiare dhe shërbimi në banesë do ishin kryesorja, kufizimet dhe gjobat e policisë janë një turp më shumë, janë një fatkeqësi më shumë, e janë një mundësi negative, që pandemia të përparojë pa u ndaluar sikurse ka përparuar deri tani duke arritur në shifra të frikshme”, tha Vasili.

Ndërsa i bëri edhe një herë thirrje SPAK të hetojë, Vasili thekson se “dëmi po vazhdon të përshkallëzohet”.

“Ndërkohë që ka vetëm një përgjegjës, ka vetëm një fajtor dhe ky është kryeministri i vendit. I kam bërë thirrje nga kjo foltore, SPAK-ut shumë herë. Dhe këto deklarime i ripërsërita sot sërish. Që të fillojë urgjentisht hetimin sepse ky hetim, se paku do kufizonte dëmin. Sepse ky dëm po vazhdon të përshkallëzohet”. tha ai.

Paraardhëse

“Unë jam zjarrmi”, Rudina Dembacaj flet për zënkat me Mark Frrokun dhe i lë të gjithë pa fjalë me ato që tregon (FOTO)

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit! PD kërkon regjistrimin në KQZ

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit! PD kërkon regjistrimin në KQZ

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.