• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

30 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
101
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 24 shtator, Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh për abonentët familjarë.

Kështu nga dita e nesërme (1 tetor) sipas këtij vendimi abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kWh supozohet që të paguajnë energjinë me 42 lekë për kWh.

Por, kryeministri Edi Rama ndryshe nga çfarë vendosi ERE, doli sot në një videolive në Facebook për të lajmëruar se është tërhequr nga vendimi për shtrenjtimin e energjisë për ata që kalojnë fashën 800 kWh.

“NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KË për konsumatorët familjarë”, thuhej në mbishkrimin që shoqëronte videon e Ramës, me kryeministrin që shpjegoi më tej vendimin: “Në 1 shtator, kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kWh, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17,000 kWh, sot është rreth 11,000 kWh”.

Ndërkohë, në një njoftim për shtyp të mbrëmjes, vetëm pak orë pasi kryeministri foli dhe shpjegoi me argumentet e tij qëndrimin për koston që do të ketë fatura e energjisë, ERE sqaron se ka publikuar tashmë listën e re të çmimeve, për ata familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh.

Sipas, ERE këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Njoftimi i plotë:

“Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.”-thuhet në njoftim.

Paraardhëse

Rrjedhja e në tubacionin e gazit Nord Stream, presidenti Biden lëshon akuza të forta drejt Rusisë

Pasardhëse

Financimet ruse në PD, Kulluri: Faji është edhe i Berishës, s’ka qenë rastësi

Pasardhëse

Financimet ruse në PD, Kulluri: Faji është edhe i Berishës, s'ka qenë rastësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.