• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama sqaron ftesën për Bashën, këmbëngul te largimi i Metës dhe Berishës, tregon si presidenti sfidonte SHBA nga Lalëzi

17 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme teksa zhvilloi një takim me gra dhe vajza në kryeqytet sqaroi edhe ftesën për bashkëqeverisje që i bëri kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Rama bëri me dije se thirrja për bashkëpunim me Bashën nuk ishte nga halli si ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Meta, por ishte një thirrje për bashkim kundrejt politikës, tërmetit e pandemisë. Sipas kreut të qeverisë, politika duhet bashkuar jo nga vuajtja dhe halli, por nga detyrimi i dobishëm për qytetarët.

“Thirrja ime për Bashën për bashkëpunim u komentua si puna e botoksit. Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota. Thirrja është për ta bërë politikën t’i ngjajë sado pak në mos shumë shqiptarëve, përballë tërmetit, pandemisë rrezikut dhe natyrisht që shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që vinin njësoj nga brenda, por politika do të bëjë që bashkimi mos të vijë nga vuajtja apo nga halli, por është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit mos të kenë frikë të hyjnë”, tha Rama.

Në mbrëmje kryeministri dha një intervistë për “Vizion Plus”, ku sërish u ndal te ftesa ndaj liderit demokrat. Ai e bëri të qartë se ky vend nuk ka të ardhme me Berishën dhe Metën nëpërkëmbë.

“Në këtë sistem që kemi zgjedhur, kundërshtarët nuk i zgjedhim dot, kundërshtarët janë ata që janë. Nuk ka rëndësi sesi ti do ta preferoje kundërshtarin, ka rëndësi që të gjesh rrugën që për hir të interesave të njerëzve, të bashkëpunosh me kundërshtarin. Nuk është çështje preference, është çështje domosdoshmërie, nuk mund të ketë tejkalim të kësaj politike, duke patur në mes Saliun dhe Ilirin. Pa daljen e Saliut dhe Ilirit nga skena, nuk ka mundësi që politika të ngjitet në një skenë tjetër, është e pamundur”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu zhvilloi edhe një takim me qytetarët në Skrapar ku nuk munguan sulmet ndaj presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë i bëri thirrje presidentit që të shohë punën e tij dhe të mos përzihet më me punët e vendit. Rama tha se kushdo që është me LSI ka ardhur koha të ndihmojë Metën të zbresë nga maja e të kthehet në shtëpi pasi sipas tij presidenti nuk do të ishte asgjë pa Skraparin.

“Është koha të shikosh punët e tua se me punët e vendit ti më nuk duhet të përzihesh. Mblidheni në shtëpinë e tij. Ilir Meta pa ju do të ishte askush. Ju e keni çuar atje, e ngjitët në majat më të larta dhe tani në majën më të lartë ka vënë ulërimën. Kush është me LSI-në duhet të na ndihmojë neve që Ilir Meta të zbresë nga maja dhe të shkojë në shtëpi. Ju ka vënë në pozicion të vështirë. Ju keni në dorë që ta ndihmoni Ilir Metën”, tha Rama.

Ram ka nxjerrë sekrete dhe mbi dialogun reformës në drejtësi. Sipas kryeministrit, Meta ishte shprehur se edhe sikur flota e gjashtë amerikane të drejtonte tytat tek shtëpia e tij, ai përsëri nuk do ta votonte kurrë reformën në drejtësi.

“Sa më shumë ne shkonim drejt përfundimit të reformës dhe kur mori trajtën e vet thuajse përfundimtare filloi krisja mes meje dhe Ilir Metës, ose më saktë, në fakt mes Metës dhe reformës në drejtësi. Arritëm në pikën që ose Meta do të votonte reformën ose do të prishej koalicioni. Ne nuk bëmë kompromis në dëm të reformës, Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha, sikur flota e gjashtë amerikane të vij këtu, ti drejtojë tytat tek shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet. Unë i thash do e votosh dhe mos shit dëngla lart e poshtë, e mos u hiq sikur je problemi. Se Iliri e ka këtë që, kur i nxehet gjaku imagjinon forca ushtarake që lëvizin rreth e rrotull dhe ngrihen nga varri, aeroplanë që vijnë për të sulmuar”, tha Rama.

Paraardhëse

Basha: Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që dështoi për 8 vite, socialistët të bashkohen me marshimin drejt ndryshimit

Pasardhëse

Sulmuesit veteranë të Kombëtares drejt “pensionit”, Reja hedh sytë për të rinjtë në Primavera italiane

Pasardhëse

Sulmuesit veteranë të Kombëtares drejt “pensionit”, Reja hedh sytë për të rinjtë në Primavera italiane

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.