• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama shton kërcënimet: Po detyrohemi të shkojmë drejt izolimit, do ndalohet çdo lloj tubimi, ndëshkim bizneseve që s’respektojnë masat

17 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shtuar dje kërcënimet sa i takon rikthimit të masave kundër COVID-19. Me anë të një komunikimi live në Facebook, kryeministri Rama ka paralajmëruar se nëse vijohet me këto ritme, duke qenë se dje u regjistruan 82 raste me koronavirus, qeveria do të detyrohet të rikthejë izolimin.

“Unë nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush, që nga koha e Skënderbeut, por ama po kaq e vërtetë është edhe tjetra. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Ajo që dua ta ndaj dhe me ju dhe duhet ta dini të gjithë është se nëse ne do të vazhdojmë kështu, fatkeqësisht do të mund të na duhet të rimbyllemi e në atë pikë do të na duhet pastaj të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë”, – ka deklaruar gjatë komunikimit live Rama.

Ndalohen tubimet

Më tej kryeministri i vendit deklaroi se do të ndalohet çfarëdolloj tubimi në ditët në vijim. Ai tha se Policia e Shtetit do të vendosë gjoba nëse sheh grumbullime më të shumta në numër nga sa lejon protokolli.

“E para, nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk ka qenë kurrë e diskutuar, por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë, nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit duhet e do të bëjë detyrën, pa bërë më asnjë dallim, kudo qoftë e ndaj kujtdo qoftë në çdo kilometër katror të Republikës së Shqipërisë e kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do të penalizohet drejtpërdrejt, individualisht”, – ka sqaruar kryeministri.

Ndëshkim për bizneset

Sakaq kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ketë ndëshkime edhe për bizneset të cilat nuk do të respektojnë masat. Ai tha se përveç gjobës mund të rrezikojnë edhe dënim me heqje lirie.

“E dyta, bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do të tolerohen më dhe u kujtoj të gjithë atyre që kanë një biznes, më vjen keq, por duhet t’jua kujtoj, se përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë”, ka bërë me dije Rama.

Më tej kryeministri sqaroi se për qytetarët nuk do të ketë kufizime lirie, ata do të lëvizin pa autorizim. Por ai theksoi se nëse kapen në shkelje të rregullave ata do të gjobiten.

“E treta, vetë qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, pa kufizime, pa larg qoftë autorizime të asnjë lloji, por ama edhe ata do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta, por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se qytetarët nuk duhet të harrojnë se virusi nuk ka ikur. Ai u kujtoi qytetarëve që të mos neglizhojnë masat.

“Motra dhe vëllezër, të më ndjeni 1000 herë, por kështu jo, kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë e indiferencës ndaj rregullave, për t’ia dalë mbanë deri në fund kësaj lufte, më të moshuarit e më të dobëtit fizikisht mes nesh. Kush thotë akoma çfarë është kjo luftë, nuk ka luftë. Çfarë është ky armik, nuk ka armik”, – tha Rama.

Paraardhëse

Vazhdon rritja e lartë e të infektuarve me koronavirus! Shpërthejnë dy vatra të reja në Durrës, ja sa raste shënohen në 24 orët e fundit

Pasardhëse

“Ndezja e disa vatrave ishte e parashikueshme”, epidemiologu Alimehmeti zbulon prapaskenat çfarë po ndodh

Pasardhëse

“Ndezja e disa vatrave ishte e parashikueshme”, epidemiologu Alimehmeti zbulon prapaskenat çfarë po ndodh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.