• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama reprezalje në PS, largon 11 krerë degësh dhe paralajmëron furtunë në radhët e ministrave, drejtorëve dhe koordinatorëve, ja diskutimet në Kryesi

24 October, 2018
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje shkarkime masive në radhët e degëve të PS, koordinatorëve të dërguar në rrethe, në administratë dhe po ashtu në qeveri. Ashtu siç u paralajmërua që një ditë më parë, dje paradite u mblodh Kryesia e PS dhe më pas grupi parlamentar, ku në fokus ishin një sërë çështjesh të rëndësishme. Gazeta ka mësuar se në mbledhjen e Kryesisë, kryeministri ka qenë shumë i ashpër ndaj të pranishmëve, pasi ka shfaqur pakënaqësi mbi ecurinë e administratës. Arrestimet e ditëve të fundit kanë detyruar kreun e qeverisë që të nisë një fazë të re spastrimesh, nga administrata e deri në bazë. Dje Kryesia ka vendosur që të shkarkohen rreth 11 krerë degësh, pasi nuk po punojnë si duhet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore. Po ashtu do të ketë reprezalje në administratë. Sikundër gazeta e deklaroi dje, shefi i qeverisë ka kërkuar nga ministrat që të nisin një fazë verifikimi për punën e disa drejtorëve në vend, për të cilët ka pasur akuza publike apo ankesa nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes. Rama ka gati listën dhe për secilin prej tyre do të ketë një kontroll me imtësi të punës dhe kushdo që ka krye shkelje do të shkarkohet dhe do të kallëzohet në prokurori. Por përveç kësaj, mësohet se dhe në administratë janë të rrezikuar. Rama në mbledhje ka lëshuar kritika shumë të ashpra ndaj punës së tyre. Ai ka deklaruar se PS është zotuar para qytetarëve të bëjë shtet dhe do i shkojë deri në fund këtij premtimi. Por Rama ja u ka bërë të qartë ministrave se askush nuk e ka vendin e sigurt. Në shtator iu dha një listë me detyra secilit dhe dje në Kryesi ka deklaruar se kush nuk i realizon deri në fund të vitit, atëherë do duhet që të largohet. “Qytetarët na votuan për të bërë shtet dhe ne do i shkojmë deri në fund këtij zotimi… Çdo ministër ka marr përsipër një sërë objektivash dhe secili do të duhet t’i përmbushë”, tha ai. Akuzat e ngritura ndaj ish-drejtorit të burgjeve Arben Çuko kanë qenë një moment reflektimi për mazhorancën, pasi në ditët në vijim do ketë reprezalje në të gjithë sektorët.

Detajet e takimit

Pas mbledhjes së Kryesisë, zëdhënësja e saj Elisa Spiropali dha detaje nga takimi. Ajo bëri me dije se janë shkarkuar disa krerë degësh, ndërkohë dhe në skaner janë futur dhe koordinatorët, Rama ka emëruar 12 deputetë si koordinatorë në qarqe, por si duket dhe me punë e tyre është shumë i pakënaqur. Gazeta ka mësuar se shumë prej tyre kanë dështuar dhe sa i takon regjistrimit në platformën e bashkëqeverisjes. “Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar 11 kryetarë degësh të PS. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit politikë do të rrisin prezencën në territor”, tha ajo. Vendimet e marra në Kryesi janë votuar më pas në mbledhje grupi. Edhe aty Rama ka qenë i prerë ndaj të gjithëve, duke ja u bërë të qartë se përpara janë kushtet e vendosura nga BE dhe duhet të punohet për të hapur negociatat. Për këtë arsye shumë drejtorë pritet të shkarkohen në ditët në vijim, ndërkohë që në test janë dhe shumë ministra, pasi Rama është i pakënaqur me punën e shumë prej tyre.

Paraardhëse

Analiza e gazetarit grek e kthyer virale online/ “Shqiptar o shqiptar…”

Pasardhëse

Kryeministri Rama ndan suksesin e 9 muajve të fundit dhe i orienton të gjithë se si mund të gjejnë një punë

Pasardhëse

Kryeministri Rama ndan suksesin e 9 muajve të fundit dhe i orienton të gjithë se si mund të gjejnë një punë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.